Është mbyllur protesta për Lear Kurtin, të riun që humbi jetën ndërsa ishte i shoqëruar në Komisariatin numër 3 të Tiranës.
Organizatorët kanë lajmëruar se protesta e radhës do të njoftohet nëpërmjet rrjeteve sociale.
Fillimisht protestuesit janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, ndërsa kanë ndezur qirinj e flakadanë në shkallët e këtij institucioni.
Për rreth një orë qytetarët kanë protestuar dhe kanë kërkuar marrjen e masave për mbajtjen përgjegjës të personave të përfshirë.