Protesta e pedagogëve për pagat/Rama u pret shpresat: E jona s’është rritur prej 9 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Elbasan u ndal sërish te protesta e pedagogëve, ku tha se rroga e tyre është rritur më shumë se e të tjerëve.

Kreu i qeverisë tha se pagat e ministrave dhe deputetëve nuk janë rritur prej 9 vitesh që kur PS ka ardhur në pushtet dhe as ajo e kryeministrit.

“Por, nuk mund të ndahemi tek fakti që pedagogëve i është rritur rroga më shumë se të tjerët, më shumë se të gjithë të tjerët dhe të jemi të bashkuar dhe jo të ndarë në këtë përpjekje, do të thotë njëkohësisht që të refuzojmë të pranojmë çdo lloj monstruoziteti, çdo lloj gënjeshtre, çdo lloj marrëzie dhe të futemi në vallen e të marrëve thjeshtë sepse vetëm janë disa njerëz të dëshpëruar që duan me çdo kusht të marrin pushtetin.  Që në vitin 2013 nuk janë rritur asnjëherë pagat e ministrave. Nuk janë rritur asnjëherë pagat e deputetëve. E nuk kanë për tu rritur, as paga e kryeministrit nuk diskutohet, sa të jem unë këtu. Pse? Për një mesazh shumë të thjeshtë: Për sa kohë ne nuk jemi në gjendje që t’ua u rrisim të tjerëve pagën deri në pikën ku ne të meritojmë të na rritet paga jonë, ne nuk kemi pse e rrisim pagën tonë.’- u shpreh Rama.

 

Të fundit

Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Autoriteti i Pavarur për të Ardhurat Publike (AADE) ka bërë me dije se Stacioni i Kontrollit Doganor Mavromati në...

‘1984’ Nuk ka ndryshuar, por Amerika po

Nga Charlie English Gjeta një kopje të 1984-ës së George Orwell-it në bibliotekën e departamentit të shkencave sociale në Universitetin e Varshavës – një thesar...

Zjarret në Shqipëri i fik shiu! Neutralizohen flakët në Korçë dhe Vlorë

Reshjet e shiut që nisën gjatë natës kanë ndihmuar në përmirësimin e ndjeshëm të situatës me zjarret në Shqipëri. Autoritetet raportojnë se vatrat kryesore...

“Kush të pyeti ty, gjysh”!/ Rusia ‘kërcënon’ me luftë SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi shkurtimin e afatit 50-ditor që i kishte dhënë Rusisë për luftën në Ukrainë. Afati do të reduktohet në...

Po ndërtonin impiant gazi pa leje në tokë shtetërore: Arrestohen inxhinierët

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me IKMT-në dhe Inspektoratin e Mjedisit, ka zbuluar një impiant gazi që po ndërtohej në mënyrë të paligjshme, pa...

Lajme të tjera

Web TV