‘Sot nuk më afrohen burrat’/ Rrëfimi i rrallë, Grida Duma flet për dashurinë e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grida Duma, flet rrallëherë për jetën private, duke patur prioritet atë politike, të ngjeshur me aktivitete.

Mirëpo, deputetja sot ishte e ftuar në “S’e Luan Topi”, emisionin më të ri në “Top Channel”, ku foli për shumëçka, përetej politikës.

Duma tregoi për dashurinë e saj të parë, që e ka përjetuar në periudhën e gjimnazit.

“Ka qenë dashuri e shëndetshme… nëse asnjërit nuk i thyhet zemra, nuk është në jetë”, tha deputetja, ndërsa e pyetur nga moderatorja Erjona Rusi nëse i është thyer zemra apo ia ka thyer partnerit zemrën, Duma u përgjigj me humor “me siguri është kjo e dyta”.

Sakaq, ajo tha disa arsye pse mendon se burrat nuk i afrohen.

“Nuk e di, mendoj që i dukem e largët. Besoj se shumë gra që janë në pozicionin tim dhe që kanë një posturë të caktuar, sidomos kur merren me politikë dhe kanë këtë veshjen e të fortës… nuk di se ç’ndodh sepse nuk vjen deri tek unë. Vjen një kohë, vjen një moshë ku unë nuk pres t’ia dalë tjetri. Unë mund të zgjedh. Si çdo gjë tjetër në jetë kur ke një eksperiencë të caktuar. Nuk kam pasur kurrë ndonjë sjellje që pres të më thonë, pres të më vinë pas. Unë njerëzit që i pëlqej, i pëlqej! Jam shumë në kontroll të ngjarjeve të mia”, tha ajo.

 

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV