Pikëpyetjet për rastin e Lear Kurtit/ 5 gënjeshtrat nga institucionet shtetërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur sërish për rastin e Lera Kurtit 32-vjeçarit, i cili gjeti vdekjen pasi u shoqërua nga Policia mbrëmjen e 19 tetorit.

Duke analizuar sjelljen e institucioneve të drejtësisë, ai ka radhitur 5 gënjeshtra, që sipas tij janë bërë nga institucionet shtetërore.

Në emisionin “Breaking”, Karamuço ka thënë se në dinamikën e hetimeve të përditshme që po ndodhin, ka kontradikta se si janë deklaruar në fillim dhe më pas në vazhdim.

“Të dhënat që kemi zbuluar, përbëjnë 5 gënjeshtrat e kësaj historie. Në dinamikën e hetimeve të përditshme që po ndodhin, ka kontradikta se si janë deklaruar në fillim dhe më pas në vazhdim.

Gënjeshtra e parë është ajo që ka dalë edhe nga videot për qëndrimin e tij stacionar, para një marketi. Ajo çfarë ne pamë nuk është e vërteta. E vërteta është se ai ka mbërritur te marketi dhe ka qenë pa ndjenja, që do të thotë se ai është ndaluar diku tjetër dhe nga kamera e parë rezulton se ka qenë duke ecur dhe jo i dyshuar.

Gënjeshtra e dytë është se nuk ka pasur shenja dhune, ndërkohë që nga fotot pamë një hematomë të madhe në regjonin renal të krahut të majtë, është e dukshme. Mjekët mund të japin një definicion më të saktë se nga çfarë është shkaktuar, në kuptimin e hemorragjisë së brendshmem, e një dëmtimi renal akut, që sjell në mënyrë të përafërt humbjen e jetës. Kush i ka vlerësuar këto? Pse i kanë fshehur? Do të thotë se janë gënjeshtra ato që janë thënë në një mënyrë tjetër, dhe ngjan sikur duan ta mbulojnë.

Gënjeshtra e tretë është që filluan shqetësimet në komisariat. Ne nga video pamë që problemet shëndetësore viktimës. I kanë filluar që në momentin e neutralizimit, gjë që është shumë e rëndë.

Gënjeshtra e katërt është që shqetësimet erdhën nga mbidoza. Jo, as kjo nuk është e vërtetë! Sepse në 200 metra, me një rënie të fikët, nuk mund të vijë nga efektet e kokainës, ashtu siç pretendohet nga policia. Kokaina ka një periudhë më të gjatë se si i jep efektet e saj, qoftë edhe të mbidozave. Dhe me një qese që mendohet, që mund të ketë dozën më të madhe 0.6 nuk mund të japë overdozë.

Dhe gënjeshtra e fundit është që vdiq në spital. Jo, nuk është e vërtetë! Personi ka ndjekur në Komisariat.

Këto janë 5 gënjeshrat për të cilat kjo ngjarje vishet me shumë dyshime, me shumë dritëhije dhe tashmë janë të gjithë bashkë, të akuzuar, të dyshuar. Duke filluar nga mjekësia ligjore, AMP-ja, vetë policët që kanë marrë pjesë në operacion, kush ka qenë ai që ka dhënë urdhrin që ai person në atë gjendje policore të shkojë në Komisariat dhe jo spital dhe po ashtu Prokuroria”, -deklaroi Karamuço.

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV