Shkencëtarët japin super lajmin/ Zbulohet ilaçi që zgjat jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup shkencëtarësh kinezë kanë prodhuar një ilaç që simulon efektet e agjërimit në qeliza, duke aktivizuar një enzimë që rregullon konsumin e energjisë dhe redukton akumulimin e yndyrës.

Përbërja kimike e cila zgjati në mënyrë të shëndetshme jetëgjatësinë te minjtë dhe krimbat mund të përdoret gjithashtu te njerëzit si një terapi për trajtimin e çrregullimeve metabolike si diabeti dhe mëlçia e dhjamosur.

Rezultatet e studimit u publikuan në “Nature Metabolism”.

Ilaçi i quajtur “aldometanib” ka zgjatur jetëgjatësinë e krimbave nga 18 në 26 ditë dhe të minjve nga me të paktën 7.5%. Brejtësit treguan gjithashtu nivele të ulëta të glukozës në gjak dhe përmirësim të mëlçisë së dhjamosur.

Pas një muaji trajtim me “aldometanib”, minjtë përmirësuan formën e tyre fizike, duke humbur masën dhjmaore dhe pas një viti ata ishin më rezistentë në ecje dhe kishin forcë më të madhe shtrëngimi.

“Aldometanib” funksionon duke aktivizuar një enzimë që rregullon konsumin e energjisë, e quajtur AMPK dhe që është e pranishme në çdo qelizë eukariote dhe aktivizohet natyrshëm kur furnizimet me glukozë janë të ulëta.

Ilaçi parandalon që një derivat metabolik i glukozës të lidhet me aldolazën një enzimë që zbërthen sheqernat për energji. “Aldolaze është si një palë gërshërë,” shpjegon Sheng-Cai Lin, një nga autorët: “Kur nuk gjen ind për të prerë, aktivizon AMPK”.

Krahasuar me metforminën tashmë ekzistuese , një ilaç që aktivizon enzimën AMPK dhe përdoret për trajtimin e diabetit të tipit 2, aldometanib funksionon më mirë në uljen e niveleve të glukozës.

Ilaçi i ri kinez është mund të veprojë gjithashtu në muskujt skeletorë, inde që kontribuojnë ndjeshëm në masën trupore dhe reduktojnë nivelet e glukozës.

 

Të fundit

Berisha thumbon Ramën: Enveri diktator, por s’vuri emrin në vilë si ti

Në një komunikim me mbështetësit e tij në njësinë 5 në kryeqytet, ku prezantoi kandidatët e tij për zgjedhjet...

“Finishi afër!”/ Rama paralajmëron: Më 16 maj Tirana bëhet zemra e Europës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të enjte, rubrikën “Sy më Sy” me ndjekësit e tij në Facebook. Rama u shpreh se më 16...

“Kryeministre grua në 2030”? Gjonaj: Jo sensacion politik, Rama u beson grave

Deklarata e kryeministrit Edi Rama për një kryeministre grua në vitin 2030, duke parashikuar fitoren e një mandati të pestë qeverisës për PS-në, edhe...

Bie sërish euro, mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 17 prill 2025, dollari amerikan blihet me 86.9 lekë dhe shitet me 88.3 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.6 lekë. Franga...

‘Sy m’sy’, Rama nis bashkëbisedimin live me ndjekësit në rrjete sociale

Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me ndjekësit në rubrikën “Sy m’sy”. Kreu i qeverisë po iu përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga ndjekësit. Në përditësim…./   S,M

Lajme të tjera

Web TV