test

Hakerat nxjerrin të dhënat e kryeministrit Edi Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hakerat iranianë që rrëzuan sistemet qeveritare në korrik dhe më vonë në shtator ato të Policisë së Shtetit, kanë publikuar pasditen e kësaj të enjteje të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama.

“Zoti kryeministër A u keni thënë njerëzve tuaj se taksat që paguajnë shpenzohen për strehimin e terroristëve të MEK në Durrës? A u jepet njëlloj shqiptarëve tokë, strehim, ushqim dhe karburant falas?”-, shkruhet në mesazhin e hakerave, publikuar në llogarinë e tyre në Telegram.

Siç shihet dhe në foton që ne e kemi censuruar për shkak të të dhënave personale, ashtu siç ka ndodhur më parë me ish-drejtorin e Policisë së Shtetit Gledis Nano, apo me kreun e SHISH Helidon Bendo dhe bashkëshorten e tij, sot hakerat iranianë kanë publikuar dhe të dhënat e kryeministrit.

Te dhenat e Edi Rames, publikuar nga hakerat

Grupi i identifikuar si “Homeland Justice”, kanë publikuar skedën disa faqe e cila përmban të gjitha të dhënat personale, si emër, mbiemër, numri i identifikimit personal, ditëlindja, amësia, atësia, gjendja civile, numrat e celularit, adresa, etj.

Po ashtu, skeda përmban dhe të dhënat e daljeve jashtë vendit të kreut të shtetit shqiptar, si pasaportat biometrike dhe diplomatike, daljet nga territori i Shqipërisë me këto mjete identifikimi dhe datat e oraret fikse.

Të fundit

Blerina Bombaj: Fëmijët në fshatra ushqehen keq

Dietologia Blerina Bombaj është shprehur se fëmijët në zonat rurale ushqehen keq. Komentet Bombaj i bëri në emisionin “Good Morning...

Skandali te Onkologjiku/Deputeti i PD-së kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

Nisur nga skandali i fundit tek Onkologjiku, deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend, kërkesën për interpelancë me...

Trump një kandidat më i mirë për çështjet ekonomike, Biden për ruajtjen e demokracisë

Votuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se kandidati i Partisë Republikane në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Donald Trump, është një kandidat më...

Luiz Ejlli, Ermal Fejzullahu dhe DJ Gimi sjellin hitin e verës (VIDEO)

Këngëtarët shumë të dashur për publikun, Luiz Ejlli, DJ Gimi -O dhe Ermal Fejzullahu, kanë prezantuar projektin e ri muzikor. “Mos luj” titullohet kënga, ku artistët...

Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

Në Bruksel sot zhvillohet takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kurti tha dje se ka konfirmuar pjesëmarrjen...

Lajme të tjera

Web TV