I vjedhin makinën bashkë me analizat mjekësore/ I moshuari ofron 1000 € t’ia kthejnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë i moshuar ka rënë pre e grabitjes në Romë, teksa i kanë marrë makinën bashkë me valixhen me rroba dhe analiza mjekësore të cilat ai i kishte bërë gati për t’u shtruar në spital

Sipas mediave italiane ai shkroi një letër ku madje ofroi 1000 euro shpërblim për atë që do t’ja kthente valixhen.

“Dje pasdite ma vodhën makinën pikërisht këtu. Dua vetëm valixhen e mbushur me rroba dhe analiza diagnostike për shtrimin në spital. Ofroj 1000 euro,” shkroi ai.

Letrën e shkruar ai e ngjiti pikërisht në vendin ku i grabitën makinën me shpresën se dikush apo grabitësi do ta shikojë e do ti kthejë të paktën valixhen.

Si ndodhi ngjarja?

“Unë jam nga Avellino, sapo kisha mbërritur në Romë për të parë vajzën time. Gjithçka ndodhi në një çast, në orën 16:30 dhe po bëhesha gati të nxirja gjërat nga makina, kur shoh që ajo ishte zhdukur.

Menjëherë mendova për valixhen, pasi në të kisha kontrollet që kisha bërë për muaj me radhë.

Për mua vlen një thesar dhe për këtë vendosa të ofroj një shpërblim për ata që më ndihmojnë ta gjej,” tha ai.

Të fundit

7 korrik 1865 – Ekzekutimi i komplotistëve në vrasjen e Abraham Linkolnit

Më 7 korrik 1865, vetëm tre muaj pas vrasjes tronditëse të Presidentit Abraham Lincoln, katër prej personave të përfshirë...

Moti i keq ‘godet’ Italinë veriore/ Alarm në 12 rajone

Pas ditësh me temperatura përvëluese, një stuhi goditi Italinë veriore pasditen e së dielës, duke shkaktuar një viktimë në Milano dhe dëme të shumta...

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike janë shteruar nga konflikti. Eksperti...

7 korrik 1937 – Fillon Lufta e Dytë Sino-Japoneze: Japonia sulmon Kinën

Më 7 korrik 1937, me incidentin e njohur si "Incidenti i Uras Marco Polo" pranë Pekinit, shpërtheu Lufta e Dytë Sino-Japoneze – një nga...

Lajme të tjera

Web TV