Këlliçi e Alimehmeti, Berisha komenton kandidaturat për Tiranën: Do ketë tjetër përballje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar sot në “Open” në News24 dhe kandidaturat për kryetar të Bashkisë së Tiranës, ajo e Belind Këlliçit dhe mjekut Ilir Alimehmeti. Berisha tha se mbështet kandidimin e secilit që plotëson kushtet dhe se do mbështesë kandidatin që do dalë nga primaret.

Duke kujtuar 2011, Berisha tha se sot do ketë tjetër përballje dhe paralajmëroi marrëveshje në ditët në vazhdim me forca të tjera politike.

Berisha: Absolutisht nuk është diskutuar me z. Meta për kandidaturat. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë të vendosur të pranojnë atë kandidat që do marrë më shumë vota në primare.

Unë mbështes kandidimin e secilit politikan që plotëson kushtet dhe kriteret. Secili anëtar të shoqërisë civile, por për qytetar të parë të Tiranës unë do mbështes kandidatin që do dalë nga primaret.

 

Ilir Alimehmeti është një mjek intelektual me reputacion që meriton plotësisht të kandidojë dhe nuk mund të bëhet një krahasim midis Alimehmetit dhe Erion zdromsit. Nuk mund t’i krahasosh.

 

Sulo: Dhe Halim Kosova i nderuar është?

Berisha: Mori 27 mijë vota mbi partinë.

Kishte një seri rrethanash. Ishte në kushtet kur qeveria mobilizoi gjithçka në favor. Tani do ketë tjetër përballje. Ne këtu qëndrojmë. Ka qenë i fuqishëm Edi Rama kur e nxorëm, kurse këtë do e nxjerrim, nuk ka të ardhme. Është një hajdut që e ka vendin në qeli. Me atë që ka bërë me djegësat e Tiranës është absolutisht një hajdut. Do e nxjerrim me votën e qytetarëve. Nuk jemi të përçarë. Sot jemi të bashkuar njëlloj si në 2011. Madje tani do bashkohemi me forca të tjera politike dhe ju do i shihni në ditët në vazhdim marrëveshjet.

Të fundit

Shqipëria e përfshirë nga i nxehti afrikan, reagon Çupi: Të dënohet…

Analisti Frrok Çupi tha në një studio televizive se kjo është një nismë e justifikuar dhe se ndëshkimi duhet...

Si do të ishte bota nëse nuk do ta kishim shpikur bombën atomike?

Filmi fitues i çmimit Oscar në vitin 2024, Oppenheimer, që flet për shkencëtarët që punuan në Projektin Manhattan, nxit një reflektim mbi bombën atomike:...

Zjarret jashtë kontrollit/ Kërkohet ndihmë urgjente në Gramsh, banorët të bllokuar

Në fshatrat Kullollas, Bletës dhe Menkollarë të Gramshit, nga zjarri masiv janë përfshirë dhe banesa, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Burime nga terreni bëjnë...

Çlirimi vazhdon! Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish mesditën e sotme pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Në një postim në Facebook, kreu i...

Mjerimi i krizës

Nga Ben Andoni Në këto ditë kur njeriu mendon të prehet dhe siç ndodh rëndom në Shqipëri të mendojë në përparësi të papriturat që e...

Lajme të tjera

Web TV