“Rinovimi”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është mbyllur dhe raundi i pestë i Europa dhe Conference League. Në Europa League, Manchester United siguroi kualifkimin, Roma mposht Helsnikin, kurse Arsenali bie në Holandë ndaj PSV.

Në Conference League, Ballkani i Ilir Dajës u mposht në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga Slavia Prague me rezultatin minimal 1-0.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë për ditën e sotme:

Gazeta AS nxjerr në pah në kopertinën e saj Vinicius Junior: “Rinovimi”. Braziliani tashmë ka nënshkruar kontratë të re me Real Madridin deri në vitin 2027.Prima Pagina AS 28/10/2022

Gazzetta dello Sport hapet sot me titullin qendror kushtuar ish-trajnerit të Juventusit për një rikthim hipotetik: “Juve kërkon Conten”. Paqe me Agnellin dhe rikthim i mundshëm. Trajneri është gati të lëjë Tottenhamin, Allegri është në telashe dhe kthesa e bujshme mund të vijë në verë.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 28/10/2022

“Mou tregon thonjtë” është titulli i Corriere dello Sport në lidhje me fitoren e Romës në Europa League. Roma fiton në Helsinki me rezultat 2-1 dhe mbetet në lojë për kualifikimin në fazën tjetër.Prima Pagina Corriere dello Sport 28/10/2022

Marca ia kushton kopertinën një ylli 16-vjeçar:”Urdhri i Madridit: nënshkruaj Endrick”. Për supertalentin e Palmeiras, Real Madridi do të paraqesë së shpejti një ofertë për të marrë shërbimet e tij. Interesimi i fortë nga Paris Saint-Germain ka detyruar klubin e Los Blancos të bëjë një lëvizje të shpejtë.Prima Pagina Marca 28/10/2022

Tuttosport hapet me titullin qendror kushtuar krizës totale në Juventus:  “Fortesa Agnelli”. Në krizë në fushë e në ankth në sallat e gjyqit, Juventus nuk gjen qetësi: presidenti thërret 500 punonjësit e Juventusit në stadium për t’i siguruar ata për të ardhmen dhe korrektësinë e klubit. FIGC kërkon nga prokurorët dokumentet gjyqësore të hetimit.Prima Pagina Tuttosport 28/10/2022

Të fundit

Shtetet ku divorcohen më shumë çiftet

Sipas World Population Review, disa vende luftojnë më shumë me divorcin se të tjerët. Këto janë të dhënat për vitin...

Kampionati Evropian i Futbollit shtrenjton biletat e avionit drejt Gjermanisë

Në 24 orët e ardhshëm nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas planifikohet të ngrihen 106 avionë. Drejt Gjermanisë mikë-pritëse të “Euro 2024” do...

Miti i PD-së dhe realiteti demokratik

Nga Ben Andoni Mbas një sage të stërgjatë mori fund realiteti i vulës për dy pjesët e ndara organike të PD-së dhe pjesëzat e tjera,...

Konflikti brenda PD-së, Veliaj: I kemi mundur, me vulë dhe pa vulë

Partia Socialiste e ka mundur Sali Berishën si me vulë, ashtu edhe pa vulë, të bashkuar ose copë e çikë. Me këtë mesazh iu...

Evropiani në Gjermani, 16 punonjës të policisë shqiptare pjesë e masave të sigurisë

Policia e Shtetit do të japë kontributin e saj për garantimin e sigurisë gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, që nis sot në Gjermani. Për një...

Lajme të tjera

Web TV