Ecuria e reformave në Shqipëri, Rama: Për mua raporti i BE është i besueshëm 100%!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama thotë se Raporti i Bashkimit Europian për ecurinë e reformave dhe zhvillimin e vendit, për të është 100% i besueshëm. Sipas tij, Raporti i Progresit që BE solli në Shqipëri një muaj më parë, ishte i realizuar nga një skuadër profesionale.

“Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian – fakte jo perceptime, analiza objektive jo gjykime subjektive, skuadër profesionale me kohë të plotë, jo nënkontraktorë part-time”, shkruan Rama.

Ky reagim i Ramës vjen pas akuzave të ditëve të fundit nga opozita dhe aktorë të tjerë politikë, për situatën në Shqipëri, si dhe pas disa përplasjeve me deklarata që kryeministri ka pasur me mediat dhe televizionet.

Komisioni Europian publikoi më 12 tetor 2022 progres-raportin për Shqipërinë. Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha se vendi “ka vijuar të bëjë një progres të mirë duke marrë rezultate të dukshme”, por shtoi se “përpjekje të tjera duhen në çështjet kyçe për zbatimin e ligjit”.

Dokumenti për Shqipërinë ofron një panoramë të plotë të situatës, me arritjet konkrete dhe pikat e dobëta të vendit. Ai konsideron se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz, ndërsa paralajmëron se nismat për amnistinë fiskale dhe të ashtuquajturat “pasaporta të arta” rrezikojnë të bien ndesh me normat e Bashkimit Europian.

Dokumenti i përvitshëm ofron një panoramë të detajuar të situatës së vendeve që kanë nisur tanimë bisedimet, ato që janë kandidate dhe vendet që synojnë të ndjekin po këtë rrugë.

Të fundit

Nga Kuko tek Nikolla, 5 emrat e grave që pritet të jenë në listat e mbyllura të PS

Ndërsa pritet dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë, mediat informative kanë zbuluar disa emra nga kampi socialist që...

Për mustaqet e Kujtimit!

Nga Ylli Pata Si Jenisheri, ashtu si Gjuzi, janë personazhe margjinalë të opozitës, dhe vetë doktori nuk i ka afruar dikur aq shumë sa sot....

Parashikimi i motit/ Reshje shiu, rrebeshe dhe erë e fortë në disa zona të vendit

Orët e para të mëngjesit e kanë gjetur vendin të përfshirë nga një sistem i dendur vranësirash, i cili po sjell reshje shiu fillimisht në...

11 Mars 2004: Terrori në Madrid, 10 bomba shkatërruan 4 trena me njerëz

Nga Leonard Veizi   Pamjet ishin të tmerrshme. Gjak ngado, trupa të coptuar dhe këpucë e copa veshjesh të hedhura mbi shina e në platformë. Dhe...

Trump na dha një pjesë të mendjes së tij

Nga Gail Collins & Bret Stephens   Bret Stephens: Hola, Gail. ¿Qué opinas sobre la insistencia de Donald Trump en que el inglés sea nuestro idioma...

Lajme të tjera

Web TV