Këlliçi, i preferuari i Berishës? Flet Gert Bogdani: Gara është me Veliajn!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gerti Bogdani është emri i dytë që garon në këto primare për Tiranën. I pari që shpalli kandidaturën ishte Belind Këlliçi. Flitet se në këtë garë do të hyjë edhe mjeku Ilir Alimehmeti.

Në një intervistë për Euronews Albania, i pyetur nëse Këlliçi është më i favorizuar në këtë garë, duke qenë se ka qenë më pranë kryetarit Sali Berisha gjatë këtij viti, Bogdani u shpreh se kontributi në parti nuk matet me një vit por me vazhdimësinë.

“Nuk ka të bëjë aspak plus Berisha e ka bërë të qartë se të gjithë kandidatët janë të barabartë në garë. S’mund të shihet vetëm viti i fundit, pasi historia e tranzicionit është 30-vjeçare dhe nga tjetër është anëtarësia që do ta votojë dhe nxjerrë kandidatin. Kjo është nje nga risitë që ka sjellë Berisha dhe është një risi që e nxjerr një kandidat më të fortë se është ndryshe kur ke vetëm emërimin nga kryesia dhe ndryshe kur ke mbështetjen e të gjithë anëtarësisë dhe edhe përgjegjësia dhe përgjegjshmëria është më e madhe. Në këtë rast historia politike në Shqipëri nuk është 1-vjeçare”, tha Bogdani.

Bogdani i cilësoi primaret si një shpalosje platformash, pasi debati do jetë me kundërshtarin politik.

“Sfida do të jetë me kryetarin aktual të bashkisë. Shpresoj t’i nxjerrë demokratët më të bashkuar. Primaret janë një risi që e nxjerr një kandidat edhe më të fortë”, tha Bogdani.

Të fundit

Mourinho nxjerr mllefin pas finales së humbur: “Është një turp i madh, UEFA e ndyrë”

Jose Mourinho përjetoi disfatën e parë në një finale europiane. Roma e tij u mposht në Budapest nga Sevilla...

Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin! Detyrim paraqitje për Kokaveshin

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për masë më të lehtë siguri, duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg. Ndërsa...

BE i alokon Shqipërisë 72 milionë euro si pjesë të Paketës së Mbështetjes

Bashkimi Evropian i ka transferuar 72 milionë euro Qeverisë së Shqipërisë si pjesë e mbështetjes së BE-së për të përballuar pasojat socio-ekonomike të krizës...

Rama takohet me Vuçiç, diskutojnë për tensionet në veri

Situata në veri të Kosovës është një ndër temat kryesore në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) që po mbahet sot në...

Vrau 12 vite më parë Ilir Rexhepin, Mihal Toshi meret i pandehur, e tradhtoi ADN

Elton Qyno Mihal alias Mirgen Toshi, wshtw marw i pandehur pwr njw vrasje tw kryer 12 vite mw parw nw Elbasan. Ndaj Toshit wshtw ngritur akuza...

Lajme të tjera

Web TV