“Qoftexhinj në administratë”/ Korreshi tregon si janë trashur nga vjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, gjatë seancës së sotme plenare u shpreh se në Bashkinë e Lushnjës mungojnë investimet.

Teksa më tej theksoi të gjitha problematikat që kjo zonë has, duke filluar nga mungesa e energjisë në rrugë deri te investimet e pakta që janë bërë, ai hodhi akuza ndaj mazhorancës edhe për patronazhistët.

“Janë trashur se nuk kanë lënë gjë pa vjedhur. Të gjithë ato prodhime që kanë në minifinancë. Njësitë administrative janë ca qoftexhinj që aktivizohen në 40 ditët e fundit para zgjedhjeve. Janë dyfishuar punonjësin në Bashkinë e Lushnjës me patronazhistë. Cili shërbim përveçse një në gjendjen civile që merrnin nga një 5 mijë leksh po dhe atë ja morët se e keni dixhitalizuar keni futur satelitët.

Çfarë shërbimi i ofroni fshatit se pas orës 17 të kalon njëri afër e të fut gishtat në sy e të qërron. Marrin Bashkinë e Lushnjës çfarë transporti i ofron. Transport jo, shkolla jo, se nuk ju vjen më radha se fshatrat më të largëta të Lushnjës të kenë shërbim. Pjesa dërrmuese e Lushnjës është pa kanale vaditës. Duhet të shkosh në fshat me traktor, kjo është reforma territorriale këto janë shërbimet. Ujësjellës, në sport në të gjitha vrull me patronazhistë. Asnjë llojë shërbimi, vërtëtimet e Njësive i njeh njeri, opingat i njeh.

Imagjinoni ku ka arritur kjo reformë terriotriale ju nga reformë territoriale po e çoni në reformë territohale. Koshat po digjen, plehrat është mullar i kemi mbuluar cikë, ja kemi mbuluar surratin kemi mbjellë ndonjë pemë, por atje është bërë mos o zot. Lushnja ndizet nga disa lloj aromash shyqyr vjen paria në Lushnjë, Lushnja është bërë katastrofë. Aq shërbim kulturuar kemi ne sa i djegim plehrat i biem për shkurt. Pra, defakto ne nuk ofrojmë asnjë lloj shërbimi. Një që vjen nga Kolonja nuk ka urban. Duhet të paguajë 3 mijë që të vijë të marrë atë recetën që i japin këta te ministra administrative që ta firmosin në bashki, a pika. Mirupafshim”, tha Korreshi.

Të fundit

Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit, turistë e emigrantë drejt Shqipërisë

Frekuentimi i linjave të trageteve në Portin e Durrësit ka shënuar rritje të ndjeshme këtë verë, krahasuar me vitet...

Në një botë më të nxehtë, duhet të kapërcejmë frikën nga hijet

Nga Sam Bloch Kur indeksi i nxehtësisë arriti 105 gradë Fahrenheit një fundjavë në fund të qershorit, unë dhe fëmija im i vogël ishim në...

Me pranga në duar/ Gjermani, i riu shqiptar arratiset gjatë transportit të të burgosurve

Një 23-vjeçar shqiptar në Gjermani ka arritur që të arratiset gjatë transportit të të burgosurve në Baden. Sipas medias gjermane, Badener Tagblatt, i riu, në...

Vit pas viti

Nga Artan Shkreli … Polonia gjate luftës humbi gati 40% të trashëgimisë arkitekturore dhe vetem Varshava u shkatërrua mbi 85%. Krenaria e polakëve për trashëgiminë e tyre...

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton kandidatët e mbetur për fazën e radhës së testimit

SPAK ka njoftuar shtatë kandidatët e mbetur në garë për fazën tjetër të testimit. Siç bëjnë me dije burimet e gazetares së Top Channel Anila...

Lajme të tjera

Web TV