Turneu ‘UEFA Development U-15’/ Shqipëria e nis mbarë, mund Ishujt Faroe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria U-15 e nisi në mënyrë të shkëlqyer turneun ‘UEFA Development’ për këtë grupmoshë, pasi triumfoi ndaj Ishujve Faroe në sfidën hapëse me rezultatin 2-0. Një fitore mëse e merituar për skuadrën e drejtuar nga trajneri Armand Dama, që zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, e luajtur paraditen e kësaj të mërkure në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Kombëtarja shqiptare U-15 e nisi ndeshjen me këtë formacion: Raffaele Huli (GK), Darli Kurti, Lucas Çekrezi, Matia Koçi, Milan Kovaçi, Kris Gecaj (C), Serxho Vogli, Endri Agolli, Leo Begolli, Alen Vukaj, Emiljano Mihana. Kuqezinjtë e vegjël e tregojnë epërsinë që në minutat e para të takimit, teksa tentojnë portën kundërshtare me Darli Kurtin, i cili i gjendur brenda zonës, por bllokohet nga rivali i Ishujve Faroe, duke i mohuar Shqipërisë një gol të sigurt. Në minutën e 10-të, Kurti ‘korrigjon’ gabimin dhe asiston në golin e parë të kuqezinjve, me Endri Agollin, i cili dërgon topin në rrjetë me të majtën e tij potente. Loja zhvillohet thuajse e gjitha në gjysmëfushën e Ishujve Faroe, me djemtë kuqezinj që janë dukshëm më superiorë dhe kontrollojnë lojën dhe sulmojnë portën kundërshtare disa herë. Në minutën e 30-të, autori i golit të parë, Endri Agolli i dhuron një top nga gjysmëfusha Alen Vukajt, i cili realizon një gol spektakolar nga jashtë zone, duke mundur portierin kundërshtare e duke i dhënë avantazhin e dyfishtë Shqipërisë. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 2-0 në favor të kuqezinjve. Fraksioni i dytë i ndeshjes nis me disa zëvendësime për Shqipërinë, me trajnerin Dama i cili hedh në fushë Xhoni Shegën, Elio Gjoshin e Arian Gavellin, teksa lënë lojën Darli Kurti, Kris Gecaj e Endri Agolli. Në këto minuta të pjesës së dytë, kuqezinjtë kontrollojnë mirë topin, duke e zhvilluar lojën më shumë në gjysmëfushën kundërshtare e duke qenë më dominantë e duke krijuar disa raste për gol. Minuta ka edhe për Rayan Nezirin, Amer Kthupin, Armir Boriçin e Uesli Arapin. Ndeshja mbyllet me rezultatin 2-0, teksa kjo ishte përballja e parë e turneut “UEFA Development U-15” për djem, që do të zhvillohet në Shqipëri nga data 2 nëntor deri më 7 nëntor. Përveç Shqipërisë U-15 për djem në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Sllovakisë, San Marinos e Ishujve Faroe dhe të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare. Ndeshjet e dyta të turneut zhvillohet më datë 4 nëntor, me Shqipëri – Sllovaki që do të luhet në orën 10:30 dhe Ishujt Faroe– San Marino në orën 13:30. Ndeshjet e fundit në grup luhen në datë 7 nëntor, me Shqipëri – San Marino në orën 13:00 dhe Sllovaki– Ishujt Faroe në orën 10:00.

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV