Buja pas festës së çmendur me miqtë e saj, kryeministrja finlandeze lirohet nga akuzat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin është liruar nga të gjitha akuzat për sjellje të pahijshme, pas videove që qarkulluan në rrjet ku shfaqej kryeministrja 36-vjeçare kërcyer plot energji dhe duke pirë me miqtë dhe të famshëm.

Ankesat e shumta drejtuar parlamentit të Finlandës pretendonin se konsumimi i tepërt i alkoolit në festë në gusht do ta kishte bërë Marin, kryeministren në të paaftë për të kryer detyrat e saj zyrtare.

Megjithatë, kancelaria e drejtësisë e Finlandës, një zyrë e pavarur përgjegjëse për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së veprimeve të ministrave, ku çdo qytetar mund të paraqesë një ankesë arriti në përfundimin se ajo nuk i kishte neglizhuar përgjegjësitë e saj.

Nuk kishte “asnjë arsye për të dyshuar për sjellje të paligjshme në kryerjen e detyrave të saj, apo për ndonjë neglizhencë të përgjegjësive të saj zyrtare”, shkroi në vendimin e tij Tuomas Pöysti, kancelari i drejtësisë. Ankesat drejtuar kancelarisë pretenduan gjithashtu se sjellja e saj ishte e papërshtatshme për një kryeministre dhe se ajo kishte minuar “reputacionin dhe sigurinë” e Finlandës.

Në një video që qarkulloi në rrjetet sociale në gusht të këtij viti, Sanna Marin shfaqej duke kërcyer e duke pirë më miqtë ku mori kritika të shumta ndërsa pati aludime edhe për përdorim kokaine. Pas kësaj, Marin doli në një konferencë për mediat ku tha se ka bërë testin e drogës e se nuk ka konsumuar lëndë narkotike të paligjshme. Pas kësaj qarkulloi një tjetër video e kryeministres duke kërcyer në një club.

 

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV