Deputeti i PD i bindur: Do e marr Kamëzën, le t’më dalin 10 socialistë kundër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Asllan Dogjani, ish-deputeti i Partisë Demokratike, ka shpallur kandidaturën në Primarët që do të zhvillojë Sali Berisha për kandidat për kryetar në bashkinë Kamëz. Një një fjalim nga selia e PD-së, Dogjani prezantoi kandidaturën dhe planin e tij për të bërë Kamzën dhe Paskuqanin vend ku qytetarët të jetojnë me dinjitet.

Dogjani, është shprehur i bindur se do të fitojë në këtë bashki.

Në një intervistë për Euronews Albania, Dogjani theksoi se në Kamëz nuk shikon asnjë rrezik ndërsa tha se është i gatshëm të dalë i vetëm përballë 10 socialistëve.

“Unë nuk kam asnjë merak përsa i përket kësaj gare. Jam shumë i kënaqur që janë bërë primaret në PD. Kam bindjen e plotë se do të ketë transparentë. Kam një mbështetje të jashtëzakonshme të PD-së. U kam siguruar që do të bëjë çmos që qytetarët e Kamzës të kenë hapësira. Në Kamëz nuk kemi asnjë lloj problemi. PD është e bashkuar. Në Kamëz nuk shikojë asnjë rrezik, do bëjmë primaret dhe do të fitojmë thellë. Të dalin 10 socialistë përballë meje, e kam të fituar Bashkinë e Kamzës, sepse besoj shumë te ata njerëz që asnjëherë nuk janë përulur përballë dhunës së shtetit.”- tha ai.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV