Fenomeni “Forca Tirona”/ Karamuço zbulon çfarë po diskutohet nga prokurorët dhe policët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka sqaruar nëse fenomeni i ri i quajtur “Forca Tirona” përmban apo jo shkelje ligjore.

Ai ka vënë theksin tek shoferët që njoftojnë njëri tjetrin për prezencën e policëve në rrugë.

Sipas tij, ligji detyron organet e policisë të paralajmërojnë shoferët për akset që monitorohen me radar.

“Ka kohë që diskutohet në radhët e prokurorëve dhe oficerë të policisë nëse fenomeni i ri ” Forca Tirona” përmban apo jo ndonjë shkelje ligjore. Ky është një grupim në rrjetet sociale, ku anëtarët lajmërojnë njëri tjetrin për vendndodhjen e policisë rrugore, me qëllim shmangien e gjobave. Argumentet janë të ndryshme, por përfundimi është se nuk ka asnjë shkelje që ti penalizojë.

Përdoruesit e rrugës janë shpesh solidar me njëri tjetrin. Ata shkëmbehen duke sinjalizuar me drita për të lajmëruar praninë e  policisë në rrugë. Nga ana tjetër ligji detyron organet e policisë të paralajmërojnë shoferët për akset që monitorohen me radar. Meraku i vetëm është që grupime të tilla nuk duhet të nxisin shpejtësi dhe papërgjegjshmëri rrugore, përtej zonave ku ka monitorim policor. Një gjobë edhe mund ta shmangësh, por aksidentin jo….”, shkruan ai.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV