Berlin: Jeta në fshehtësi e rinisë iraniane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që në Iran njerëzit protestojnë në rrugë, në Berlin shfaqja në skenë e operës “Negar” tregon për nevojën e rinisë iraniane për të pasur më shumë liri. Edhe dashuria e ndaluar mes grave është pjesë e teatrit. Kur francezes Marie-Eve Signeyrole dhe koautores me origjinë iraniane, dramaturges Sonia Hossein-Pour, i lindi katër vjetë më parë ideja për të shfaqur në skenë një pjesë teatrale që të tregonte për Iranin, asnjëra prej tyre nuk e dinte, sa shumë do të tensinohej situata atje. Pjesa muzikore fiktive “Negar” flet për “rininë iraniane, dëshirën e saj për më shumë emancipim dhe liri,” thotë Signeyrole. Premiera u dha më 29 tetor në skenën e Deutschen Oper në Berlin. Ka javë që në Iran janë duke u zhvilluar në mbarë vendin protesta kundër regjimit të Mullahëve. Rinia e vendit dhe sidomos gratë kanë ngritur zërin: Ato kërkojnë kthesë politike. Por regjimi është duke i shtypur pa mëshirë. Forcat e sigurisë kanë rrahur si demostrueset ashtu edhe kalimtarët në rrugë duke shkaktuar vdekje personash. Protestat filluan mbasi 22 vjeçarja Jina Mahsa Amini humbi jetën gjatë marrjes në pyetje në polici, në mes të muajit shtator. “Policia që merret me respektimin e zakoneve” e pati arrestuar atë, sepse nuk kishte vënë si duhet shaminë e kokës. Pjesa teatrale “Negar” ka të bëjë me një kohë tjetër, ka të bëjë me Teheranin e vitit 2013. Viti kur kleriku i moderuar Hassan Rouhani u zgjodh president i vendit dhe “e hapi vendin më shumë për Perëndimin”, thotë Sonia Hossein-Pour kur flet për Deutsche Wellen.

Gjithçka për lirinë

Pjesa teatrale fiktive flet për historinë e iranianes Shirin, e cila kthehet në Teheran pasi ka jetuar për dhjetë vjetë në Francë. Në Teheran ajo takon shoqen e fëmijërisë, Negarin, e cila ka dëshirë të bëhet muzikante, megjithëse gratë e kanë të ndaluar të japin shfaqje në publik, dhe vëllanë e saj Aziz, që merret me filma dokumentarë. Motra dhe vëllai bien të dy në dashuri me Shirinin, duke krijuar një lidhje treshe me pasoja të rrezikshme. “Negar” hap për publikun dyert e mbyllura të Teheranit dhe bën të qartë, çfarë rreziqesh duhet të kalojë njeriu, për të gjetur pak liri. Hossein-Pour, e lindur në Paris nga prindër iranianë, zhvilloi intervista me të rinj në Iran dhe ndihmoi në shkrimin e tekstit për pjesën teatrale. Disa pjesë të skenarit i referohen përvojës së saj personale mbledhur gjatë pushimeve të verës në Iran. Synimi i bisedave që zhvilloi në vendin e ngjarjes, ka qenë “të mësojë çfarë ndodh kur shkon me studime, çfarë ndodh kur bie në dashuri me një burrë dhe je në marrëdhënie me të, edhe pa u martuar”. Ajo pati folur me anëtarë të komunitetit LGBTQI+- për të mësuar çfarë do të thotë të jesh homoseksual në Iran.

Një dashuri e pamundur

Shoqëria iraniane është shoqëri e kontradiktave, thotë Hossein-Pour. “Në publik nuk mund të bësh asgjë parimisht, por brenda katër mureve të shtëpisë mund të bëhen gjëra të paimagjinueshme. Si në çdo vend tjetër shoqëria ka një anë të errët, por në Iran ajo është krejtësisht e mbyllur për publikun: “Shumë njerëz marrin drogra ose pijnë alkool, sepse janë të trishtuar,” tregon dramaturgia. Edhe prostitucioni është shumë i përhapur, “dhe është gjithnjë i fshehur pas një shamie koke, si ajo që shoqëria vendos mbi kokën e njerëzve.” Që në teatrin “Negar” dy gra bien në dashuri me njera-tjetrën, është për shembull diçka që sipas qeverisë iraniane “nuk duhet të ndodhë”. Homoseksualiteti në Iran është i ndaluar dhe dënohet me vdekje. “Ahmadinexhadi, pati thënë një herë gjatë fushatës presidenciale (Mahmoud Ahmadinedschad ka qenë president i Iranit 2005-2013, shënim i redaktorit), se në Iran nuk ka homoseksualë. Sigurisht kjo është një mënyrë për të fshehur realitetin”, shpjegon Hossein-Pour. “Por natyrisht që aty ka shumë homoseksualitet, dhe është e rëndësishme që kjo gjë të bëhet e qartë”. Në inskenimin e pjesës bëhet fjalë për “dëshira dhe projeksione që krijohen kur dy botë të ndryshme përplasen me njera- tjetrën”. Për shembull dy botë me ndryshimet e jetës së një gruaje, që është rritur në Francë dhe një gruaje, që është rritur në Iran. “Për të dyja është interesante të shohin se si do të ishin bërë por të ishin rritur në vendin tjetër, një pasqyrë e dy kulturave”, thotë Hossein-Pour. Ndryshimet kulturore, që janë krijuar midis të dyjave, është njëra nga arsyet që romanca e tyre të jetë e dënuar me dështimin.

Lexo edhe :  Papa Françesku: Le të ndalet lufta, të dëgjohen këngët e paqes

Harmoni e muzikës persiane dhe perëndimore

Tek muzika e “Negari-it” përplasen me njera-tjetrën dy botë muzikore- një gjë e veçantë për një prodhim të Deutsche Oper. Kompozitori francez Keyvan Chemirani ka origjinë iraniane, ai e njeh muzikën tradicionale perseiane dhe luan me virtuozitet në dajre. “Muzika tradicionale persiane (…) ka një lloj ashpërsie, ajo është e ndërtuar matematikisht, por lë vend për të bërë improvizime”, shpjegon Chemirani për broshurën e “Negar-it”. Instrumentet klasikë perëndimorë si violonçeli dhe tromba tingëllojnë gjatë shfaqjes në përshtatje të plotë me kamançën persiane, një lloj çiftelie. Edhe këngëtaret dhe këngëtarët kombinojnë mes tyre zhanre të ndryshme. Këngëtarja irano-kanadeze Golnar Shahyar, që luan rolin kryesor, është në gjendje të këndojë në xhaz, klasikë dhe në teknikat e të këngës persiane. Ekipi i produksionit pati shpresuar që të merrte më shumë muzikante dhe muzikantë nga Irani, por tematika e pjesës dhe sidomos intimiteti dhe seksualiteti i treguar në të, përbënin një rrezik të madh.

Vepër revolucionare

Berlini është një qytet, ku botët artistike shkrihen lehtë mes tyre. Javët e fundit mijëra vetë dolën në rrugët e kryeqytetit gjerman, për të shprehur solidaritetin me demostrueset e Iranit. Më 22 tetor, rreth 80 mijë vetë protestuan në qendër të Berlinit, duke kënduar e kërcyer dhe duke mbajtur në duar pankarta ku shkruhej në anglisht dhe në gjermanisht “Gratë, Jeta, Liria”. Pjesëmarrësit e protestës kishin ardhur edhe nga vende të tjera europiane. Shfaqja e premierës “Negar”, në një kohë kur në Iran zhvillohen protesta është rastësi, po ashtu si shumë gjëra të përbashkëta midis jetës reale dhe pjesës teatrale. Në skenë Azizi tregon, se si motra e tij Negar, pret flokët shkurt kur ishte në moshë adoleshence. “Ishte një lloj rebelimi, dhe prerja e flokëve është kthyer tani në simbol të protestës në Iran”, thotë Hossein-Pour për Deutsche Wellen. Që nga vdekja e Aminis-it gratë në Iran dhe në gjithë botën presin flokët në shenjë solidariteti. “Kjo më thotë mua se historia përsëritet dhe ajo që kemi shkruar ne në atë kohë, është për fat të keq realiste”, thotë Hossein-Pour. “Historia vazhdon.” Ajo shpreson që “Negar” t’i krijojë mundësinë shikueseve dhe shikuesve që të fitojnë një përshtypje për këtë vend, si jetojnë njerëzit atje, si dashurohen dhe sa të nevojshme e kanë lirinë.DW

 

 

Të fundit

Shqipëria hap ambasada të reja në 2025-ën, ministri i Jashtëm zbulon 4 shtetet…

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka zhvilluar një komunikim me gazetarët ditën e sotme, teksa ka zbuluar se vitin...

Pse nuk duhet t’i qëroni frutat dhe perimet

Sipas hulumtimit të publikuar në revistën “Advances in Nutrition”, kur hiqen lëkurat  frutave dhe perimeve, një përqindje shumë e konsiderueshme e lëndëve ushqyese që...

Tradita e Byrekut të Mbretit: Një Simbol i Fatit për Vitin e Ri

  Byreku i Mbretit, një zakon i lashtë, që simbolizon fatin dhe bekimin për vitin e ri. Me origjinë nga festat antike si Kronia, kjo...

SPAK dërgon për gjykim 4 të pandehur për trafikun e lëndëve narkotike

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim katër të pandehur të akuzuar për...

Fejohet Dua Lipa? Fotot që po bëjnë xhiron e rrjetit!

Thuhet se Dua Lipa dhe Callum Turner kanë shënuar një moment të veçantë në jetën e tyre, pasi aktori i njohur i ka propozuar...

Lajme të tjera

Web TV