Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Kamëz, ku ka zhvilluar një bisedime me qytetarët.
Rama nuk ka kursyer edhe sulmet ndaj Sali Berishës, duke thënë se një politikan që shanë vendin e vet në gjuhë të huaj nuk i duhet as “dreqit”.
“Ne jemi unikal në një fatkeqësi dhe në një ligësi që është e temrrshme që për të nxjerrë kunjat e brendshme e bëjnë copash Shqipërinë në gjuhë të huaj.
Politikanë që flasin keq për Shqipërinë, ata që nuk e bëjnë krenarë vendin kur flasim me të huaj, ata që i tremben historisë së kombit janë llum. LLum. Janë llum në kuptimin më të plotë të fjalës, nuk i duhen jo vendit, por as dreqit. Dhe ti pranosh apo tju besoj është njësoj si të hedhësh sytë dhe të mbashë syt para një moçali që vjen erë e keqe. Ne jemi të ndarë në shumë gjëra, por për fat të mië jemi në këtë sistem që jemi të ndarë, por nuk mund të ndahen në gjëra themelore që të gjithë jemi Shqiptarë. E kur flasim në gjuhë të huaj duhet të kujtojmë që nuk po shajmë ata, por vendin tonë” tha Rama ndër të tjera.