“Rama s’po bën fushatë”/ Klosi: Opozita e shkrehur, zor se merr ndonjë bashki

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama prej ditësh tashmë ka nisur një tur takimesh me qytetarët nëpër bashkitë e vendit. Megjithatë, për Blendi Klosin ky nuk është një tur i parakohshëm elektoral. I ftuar në “Radari Informativ” në ABC, deputeti socialist u shpreh se kryesocialisti Edi Rama është i pari në atë parti që nuk pushon asnjëherë.

Sipas tij, Rama po bën politikë, por jo në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale. Për Klosin opozita zor se mund të quhet një “rrezik” serioz për garën pasi, shton ai, “vështirë se mund të marrë bashki të qenësishme.”

“Kam që nga 2005 që jam sekretar i kësaj partie dhe kemi shkuar kudo, diskutojmë debatojnë. Sot jemi në të njëjtin profil në tokë. Nuk jemi në fushatë, jemi në një dialog të madh me qytetarët edhe në kuadër të projekt buxhetit. Rama padyshim qe del për të bërë politikë. Jemi në një fushatë të pandërprerë për të takuar njerëzit, për të dialoguar me ta. PS është e fortë edhe fiton sepse punon. Ky parlament i boshatisur sot është fakt i situatës. Ne besimin e testuam para një viti. Një vit më parë u testuam, do testohemi prapë më 14 maj. Siç e pashë sot opozitën, është një opozitë e shkrehur që vështirë se mund të marrë bashki të qenësishme.”

Të fundit

Trump paralajmëron Iranin/ Nëse sulmon SHBA-të, do të përballet me fuqinë e padëgjuar

Donald Trump ka paralajmëruar se çdo lloj sulmi nga Irani ndaj Shteteve të Bashkuara do të përballej me një...

Tkurrja e popullsisë/ Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve

Shqipëria hyri në vitin 2025 me një popullsi më të plakur dhe emigracion që thellohet më tej. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për...

Natë e përgjakshme mes Iranit dhe Izraelit/ Viktima dhe qindra të plagosur

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit kanë vijuar, pasi të dy vendet kanë nisur sulme ajrore dhe raketore ndaj njëri-tjetrit gjatë natës, duke përshkallëzuar ndjeshëm...

Parashikimi i motit, temperaturat arrijnë deri në 35 gradë

Të dielën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë...

Beteja e Fushë Kosovës, një faqe epike që shënoi fatet e Ballkanit

 Nga Leonard Veizi Beteja e Fushë Kosovës qëndron si një nga faqet më tragjike, por edhe më heroike, të historisë ballkanike. Ajo ishte më shumë...

Lajme të tjera

Web TV