Presidenca çeke, liberalizimi i vizave për Kosovën në dhjetor të 2023-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liberalizimi i vizave duhet të vihet në zbatim jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023.

Ky është vendimi i ri i hartuar nga Presidenca çeke e bashkimit evropian, që është përshtatur me kërkesën e Francës, që kërkon që lëvizja e qytetarëve nga Ballkani të jetë më i kontrolluar përmes sistemit ETIAS. Ky sistem elektronik ruan të gjitha të dhënat e personave që duan të hyjnë në Zonën Shengen dhe nuk kanë nevojë për vizë.

“Heqja e vizave do të vlejë vetëm për bartësit e pasaportave biometrike të lëshuara në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil dhe nuk do të zbatohet deri në nisjen efektive të operimit të ETIAS, por në çdo rast jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”, thuhet në draft-rezolutën e presidencës çeke.

Në këtë mënyrë ka nisur procedura e heshtur e cila nёnkupton një procedurё më tё thjeshtёsuar tё miratimit. Nёse deri tё mёrkurёn mё 16 nёntor nuk kundёrshton asnjё shtet anёtarё i Bashkimit Evropian, atëherë automatikisht teksti nё fjalё ёshtё miratuar dhe dosja e vizave kalon nё nivel politik.

Do të kalojë në duar të ambasadorëve të shteteve anëtare në trupin e quajtur Coreper.

Në këtë trup, çështja e vizave mund të vihet në rend dite më 23 nëntor. Nëse kalon në këtë trup, atëherë çështja do të dërgohet për negociata në tё gjitha institucionet evropiane: konkretisht në Komisionin, Parlamentin si dhe Këshilli i ministrave tё BE-sё.

Me 1 nёntor të vitit të ardhshëm nё agjendёn e BE-sё është planifikuar të nis funksionimi i ETIAS-it, me kёtё rast edhe hyn nё fuqi edhe liberalizimi i vizave.Nё rast tё shtyrjes sё sёrishme tё ETIAS-it, kosovarёt gjithsesi do tё lёvizin lirshёm nga 1 dhjetori.

Të fundit

“Black-out” i energjisë elektrike! Spanja në kaos, hajdutët bëjnë “kërdinë” me vjedhje

Një ndërprerje totale e energjisë elektrike në Spanjë ka krijuar kaos dhe frikë në këtë vend. Përveç trafikut në trena...

“Rënia e euros, goditja më e rëndë për eksportuesit”- Berisha takim në një fasoneri

Kreu i PD-së Sali Berisha është zotuar se pas 11 majit për të kompensojë sipërmarrjet eksportuese që kanë pësuar humbje nga rënia e euros. Berisha...

Largim nga politika? Mimi Kodheli: Bashkëshorti më thotë ‘shiko shëndetin’!

Kandidatja për deputete në listën e hapur të Tiranës, nën siglën e PS-së, Mimi Kodheli, është shprehur se 11 maji – dita e zgjedhjeve...

20% më pak aksidente rrugore në Janar-Mars

Tre muajt e parë të vitit kanë rezultuar me më pak aksidente se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Sipas të dhënave të bëra...

Trump nuk njeh kufij! Vendos para “Shtëpisë së Bardhë” fotot e emigrantëve të dëbuar

arku i Shtëpisë së Bardhë ka ndryshuar pamje, pasi është mbushur me postera të emigrantëve të arrestuar për një sërë krimesh, teksa administrata Trump...

Lajme të tjera

Web TV