Porti i Durrësit/ Balla-Alibeajt: Turp, do punësohen 12 mijë persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur akuzave të Enkelejd Alibeajt në lidhje me projektin e portit të Durrësit, i cili deklaroi më herët se janë konstatuar shkelje ligjore.

Përmes një postimi në Facebook, Balla thotë se aleanca e rublave do të vazhdojë të sulmojë portin turistik të Durrësit, për shkak të urrejtjes dhe tradhëtisë ndaj Shqipërisë e interesave të saj.

Ai thekson se impakti direkt i këtij projekti përfshin punësimin e rreth 12.000 personave, fillimisht në ndërtimin e kësaj zone, më pas gjatë menaxhimit të saj, si punësimi në hotele, në restorante, në njësi biznesi dhe shërbimesh.

Postimi i plotë Taulant Ballës:

Aleanca Rublave do të vazhdojë të sulmojë Portin Turistik të Durrësit, për hesap të bordorosë ku ata firmosin çdo ditë, për shkak të urrejtjes dhe tradhëtisë ndaj Shqipërisë dhe interesave të saj. Nuk ka shqiptare e shqiptar që nuk e ka kuptuar që ky sulm i opozitave është një turp dhe një poshtërsi e madhe në dëm të interesit të vendit.

Pak ditë më parë në parlamentin grek, vend anëtar i Bashkimit Europian, opozita kritikoi Qeverinë për humbjen e këtij investimi, me arsyetimin pse po shkon në Shqipëri dhe nuk e mori Qeveria greke për Portin e Selanikut. Ndërsa në Shqipëri opozitat janë vënë në garë me njëra-tjetrën se kush e sulmon më shumë Qeverinë pse pse e solli këtë investim në Durrës. O zot!

Projekti ka një vlerë investimi mbi 2 miliardë Euro me një impakt ekonomik direkt që përfshin të gjithë të ardhurat që do të gjenerohen nga zhvillimi i kësaj zone, si të ardhurat nga shitja e apartamenteve, hoteleria, ankorimi i anijeve e jahteve, etj.

Lexo edhe :  Tabaku: Reforma në politikën tatimore është e domosdoshme, përndryshe fshati do të vdesë

Impakti Direkt përfshin gjithashtu punësimin e rreth 12.000 personave, fillimisht në ndërtimin e kësaj zone, më pas gjatë menaxhimit të saj si punësimi në hotele, në restorante, në njësi biznesi dhe shërbimesh. Zhvillimi i zonës do të sjellë për Durrësin përmirësim të infrastrukturës dhe faciliteteve urbane, forcimin e komunitetit, ofrimin e shërbimeve sociale, rivitalizimi të artit dhe kulturës në një mjedis turizmi elitar.

Të fundit

Kodi i Ri Penal, Fatos Lubonja: Rama po e bën për të forcuar pushtetin

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në News 24, foli për zhvillimet e fundit politike në vend. Lubonja, duke komentuar draftin...

Guardiola vs Amorim, nis “derbi” për lojtarin që kushton 120 mln euro

Manchester United thuhet se do të përballet me konkurrencën e Manchester City për nënshkrimin e mesfushorit të Brighton, Carlos Baleba. Sipas ESPN, Pep Guardiola...

Eksodi i çmendur, “Vlora” dhe 20 mijë shpirtra mbi një det shprese

Nga Leonard Veizi Nga larg, mëngjesi i 8 gushtit 1991 nuk dukej se kishte asgjë të zakonshme në portin e Durrësit. Ajri rëndonte nga dielli...

Paga minimale: Shqipëria 400 euro, Mali i Zi 670 euro, Serbia 618 euro

Kostot e jetesës në Shqipëri zhvlerësojnë pagat, e sidomos atë minimale. Prej prillit të vitit 2023, paga minimale në Shqipëri është 40 mijë lekë...

34-vjetori i eksodit, Bari i jep nënshtetësinë italiane një çifti shqiptar

Sot në Bari u përkujtua 34 vjetori i eksodit të shqiptarëve, ku anija “Vlora” mbërriti në brigjet e qytetit italian me rreth 20 mijë...

Lajme të tjera

Web TV