Sytë e gjithë publikut janë orientuar tek “Big Brother Vip Kosova”.
Që kur u konfirmua se formati i suksesshëm do të transmetohej edhe në Kosovë, i madh ka qenë interesi për të mësuar detaje apo edhe personazhe nga ky edicion i parë. Ndonëse u lajmërua se do të niste në shtator, organizatorët bën me dije se për arsye teknike, do të duhej dhe pak sa gjithçka të ishte gati. Por duket se pritjes po i vjen fundi. “Panorama Plus” ka mësuar se formati do të nis në datën 5 dhjetor.
Tashmë duket se gjithçka është gati për të mirëpritur banorët e famshëm që do të dhurojnë spektakël në më shumë se 100 ditë. Deri më tani ajo që dihet është se programi do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Ndërkaq në poltronat e opinionistëve do të jenë Olti Curri dhe Tuna. Disa kohë më parë u konfirmua se ajo që e mbante peng këtë reality-show të fillonte ishte shtëpia, punimet e së cilës akoma nuk kishin përfunduar.