Sandalet e Steve Jobs shiten në ankand, nuk do ta besoni shifrën marramendëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sandalet e veshura nga Steve Jobs, themeluesit të kompanisë “Apple” u shitën për 220 mijë dollarë në një ankand në New York të dielën.

Ato, ngjyrë kafe, kamosh, Birkenstock Arizonas i veshi Jobs në vitet 1970 dhe 1980 “gjatë momenteve më të rëndësishme në historinë e kompanisë “Apple”, sipas shtëpisë së ankandit.

Ky është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një palë sandale në ankand, tha drejtori ekzekutiv i Julien’s Auctions, Martin Nolan, dhe një rekord për këpucët në shtëpinë e ankandit.

Sandalet, të cilat u morën nga koshi i plehrave nga një ish-menaxher shtëpie, pritej të arrinin nga 60,000 deri në 80,000 dollarë, por çmimi përfundimtar i shitjes ishte 220 mijë dollarë.

Sandalet kishin qenë në disa ekspozita gjatë viteve, duke përfshirë një me kompaninë Birkenstock ku mori pjesë Chrisann Brennan, ish-partnerja e Jobs dhe nëna e fëmijës së tij të parë, Lisa. Sandalet ishin pjesë e “uniformës” së Jobs, tha ajo gjatë një interviste të vitit 2018 për “Vogue”.

Të fundit

Kosovë/ Sot tentativa e 10-të për konstituimin e Kuvendit

Në Kosovë sot vijon tentativa e dhjetë për konstituimin e Kuvendit. Seanca pritet të nis në orën 10:00. Të gjitha...

E shtunë me diell dhe temperatura të larta/ Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të shtunë do të jetë nën ndikimin e një moti të qëndrueshëm. Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak gjatë orëve të para të ditës do të...

“Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon planin e Serbisë

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis Putin dhe Vuçiç në Moskë. Sipas...

Pogradeci do “kokën” e Tiranës, zbulohet shpërblimi i çmendur nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për...

Lajme të tjera

Web TV