Ish-sekretarja britanike ‘sfidon’ Braverman, feston me shqiptarët në Londër: Nder për mua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish- sekretarja e Brendshme Priti Patel një ndër politikanet e njohura të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe duket se ka “sfiduar” pasardhësen e saj Suella Braverman duke festuar me shqiptarët në Londër. Në një postim në Facebook Priti Patel është shfaqur krah dy vëllezërve shqiptarë me origjinë nga qyteti i Kukësit të cilët kanë një ambient lokali “The Green Man Little Braxted”. Krah fotos, ish sekretarja e brendshme e Mbretërisë së Bashkuar ka shkruar se është nder i madh t’i bashkohej dy vëllezërve dhe se i uron djemve sukses.

“Nder i madh t’i bashkohem Ylli dhe Abi Vatës, si dhe stafit të tyre për të hapur pubin e tyre fantastik “The Green Man Little Braxted”. I uroj Yllit e Abit, sukses me biznesin e tyre.Ju ftoj të vizitoni barin e restorantin e tyre të klasit të parë me ushqime shumë të shijshme”, shkruan deputetja konservatore që është zgjedhur në zonën e Londrës që banohet kryesisht nga emigrantë.

Sakaq, krejt ndryshe nga ajo, Sekretarja e Brendshme aktuale e Britanisë, Suella Braverman ka folur me gjuhë të ashpër ndaj emigrantëve çka ka shkaktuar reagimin e kryeministrit Rama i cili kërkoi që të kërkonin ndjesë por edhe revoltën e bashkatdhetarëve tani në Britani, përmes një proteste.

Kujtojmë se Priti Patel ishte ministrja në detyrë që firmosi shpalljen non grata të Sali Berishës nga Briania e Madhe, e dyta pas futjes në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të fundit

Horoskopi ditor, 5 Korrik 2025

Nga Paolo Fox DASHI Gjatë fundjavës do të keni mundësinë të ripërtërini energjinë tuaj dhe të përballeni me çështjet e pazgjidhura...

San Francisko “E enjtja e përgjakshme”, greva që ndryshoi historinë e punëtorëve portualë

5 korrik 1934 Më 5 korrik 1934, qyteti i San Franciskos u trondit nga një përplasje e dhunshme midis policisë dhe marinarëve grevistë, një ngjarje...

Aleanca Skoci–Francë: Historia e “Aleancës së Vjetër” kundër Anglisë

Më 23 tetor 1295, Skocia dhe Franca formuan një aleancë ushtarake që do të hynte në histori si “Aleanca e Vjetër” (The Auld Alliance),...

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Al Hilalit të Simone...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Lajme të tjera

Web TV