Konfirmohet kryebashkiaku i Beratit, kryeministri nuk ia kursen lavdërimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Berat, ku ka zhvilluar takim me të rinjtë, fermerët dhe qytetarë.

Gjatë këtij takimit me të rinjtë, Rama nuk ka kursyer edhe fjalët e mira për kryebashkiakun Ervin Demo. Duke lavdëruar punën e tij, duket se Rama e ka rikonfirmuar Demon për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj të 2023.

“Për hir të së vërtetës, jo se dua ta them për të marrë këtu ndonjë duartrokitje për Ervinin, por më vjen mirë që i dhamë drejtim më në fund edhe te shkolla ‘Babë Dudë Karbunara’ se ishte realisht e padrejtë që ajo shkollë me traditë dhe me aq shumë nxënës dhe me atë nevojë të mbetej e patrajtuar, kështu që besoj që do të bëhet aty një investim i mirë.

Ervini bëri çmos për të marrë fondet nga Qeveria, tani juve bëni çmos që Ervini të bëjë punën siç duhet, është detyra juaj që ta shikoni të bëhet puna siç duhet. Por unë jam i bindur se siç janë bërë dhe falë Ervinit natyrisht shumë punë të mira këtu, do të bëhet edhe shkolla ‘Babë Dudë Karbunara’”, theksoi Rama gjatë fjalës së tij.

Të fundit

Osmani kritika BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lëshuar deklarata të forta në Tiranë ndaj BE-së ku ndodhet për të marrë...

Detaje nga ngjarja në Liqenin e Thatë/ 38-vjeçarja ishte e ulur në vendin e pasagjerit…

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak më parë në Liqenin e Thatë, në Tiranë. Mësohet se 38-vjeçarja, e identifikuar...

Shenjat e vogla që jep një grua kur të do me gjithë shpirt

Nëse do të dish nëse një grua të do vërtet, mos kërko për gjeste madhështore apo deklarata si në filma. Psikologjia thotë se janë pikërisht...

Pas më shumë se 3 vitesh, Rusia dhe Ukraina pritet të takohen për bisedimet e para

Rusia dhe Ukraina do të takohen sot për bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta pas më shumë se tre vjetësh. Sipas mediave të huaja,...

Prestigjozja italiane: Pse kënga e Shqipërisë në Eurovision është një kryevepër e vërtetë

“Piccole Storie” një nga faqet më të ndjekura italiane, i ka dedikuar një shkrim 'Shkodrës Elektronike' për performancën spektakolare që dy artistët i dhuruan...

Lajme të tjera

Web TV