Foto/ Çlirimi i Tiranës, ja dokumenti që e cakton atë si festë lokale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

78 vite më parë Tirana u çlirua nga pushtuesit nazifashistë.

Drejtoria e përgjithshme e Arkivave ka publikuar sot foto dhe dokumente lidhur me këtë ditë historike për kryeqytetin dhe gjithë Shqipërinë.
Në dokumentin e publikuar nga Arkivat i cili mban datën e 13 Nëntorit 1945, shkruhet se 17 Nëntori caktohet si festë lokale për Tiranën.

Ndërkohë në foto duket se si festonte populli i Tiranës përvjetorin e parë të çlirimit.

STATUSI I PLOTË

#SiSot, më 17 nëntor 1944, Tirana u çlirua nga pushtuesit nazifashistë. Çlirimi i kryeqytetit iu ngarkua Korparmatës së I-rë Sulmuese. Shtabi i korparmatës hartoi një plan operacioni të hollësishëm në bazë të planit operativo-strategjik të Komandës së Përgjithshme. Plani parashikonte krijimin e frontit të brendshëm dhe të jashtëm me qëllim mbylljen dhe goditjen e garnizonit gjerman brenda Tiranës. Operacioni u zhvillua në tri faza: faza përgatitore (12 shtator – 28 tetor), faza e parë e sulmit (29 tetor – 10 nëntor) dhe faza e sulmit përfundimtar (11 – 17 nëntor). Operacioni i mësymjes për çlirimin e Tiranës përfundoi me fitore, pas 19 ditë luftimesh të ashpra (29, 10, – 17, 11) brenda në qytet, si dhe gjatë rrugëve të komunikacionit që çonin drejt tij. Rol të veçantë për suksesin e operacionit luajti beteja e Mushqetasë. Lufta për çlirimin e Tiranës kishte karakterin e luftës së vërtetë ballore, ku u duk qartë shkalla e organizimit të UNÇSH-së. Në luftën për çlirimin e Tiranës, një kontribut të çmueshëm dha edhe populli i kryeqytetit. Më poshtë, dokumente dhe pamje mbi manifestimin e përvjetorit të parë të çlirimit të Tiranës.

Të fundit

“Mos ma shit këtë lojtar!” Xabi Alonso i bën një kërkesë Perezit

Përveç transferimeve të bujshme që Real Madrid ka bërë deri më tani, duke qenë klubi më aktiv në merkato,...

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja kalon në 6 bashki

Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël. Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka marrë...

5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të...

Sinjale spastrimesh nga viroza e Berishës?

YLLI PATA - Mungesa e një buletini shëndetësor mbi virozën e Sali Berishës, kanë sjellë përveç vakumit, edhe disa zëra që duket jo krejt...

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner, vlerësoi "gratë dhe burrat e guximshëm" që i rezistuan regjimit, në 72-vjetorin e kryengritjes së vitit 1953. Berlini,...

Lajme të tjera

Web TV