Greqia ‘zbarkon’ në Detin Jon/ Ish-zv. komandanti i Forcave Detare ngre alarmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se Greqia ka dhunuar të drejtat sovrane të Shqipërisë në shelfin e saj kontinental, pasi rimorkiatori ‘Vernicos Sifnos’ i kontraktuar nga qeveria helene ka kryer studime për hidrokarbure 0.5 milje në veri të vijë hipotetike kufizuese me distance të barabarta të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Ai shtoi se hapësira në jug të kësaj vije (vijës së vitit 2009) është zona detare e shelfit kontinental e kontestuar mes vendeve, kurse në veri të kësaj vije është shelfi kontinental i Shqipërisë, ndërsa anija studimore “Ramform Hyperion” dhe “Vernicos Skafi One” kanë operuar në zonën e kontestuar.

Sipas tij prej më shumë se një javë, dita e dhjetë, anijet studimore të kontraktuara nga Qeveria e Greqisë po kryejnë studime për hidrokarbure në Detin Jon, por sot njëra prej tyre hyri në shelfin e Shqipërisë. Më tej ai shkroi se asnjë institucion shtetëror, duke përfshirë Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, nuk janë prononcuar për shkeljen e të drejtave sovrane të Shqipërisë në shelfin kontinental.

Postimi i plotë:

17 nëntor 2022 – Greqia dhunon të drejtat sovrane të Shqipërisë në shelfin e saj kontinental

Sot rimorkiatori “Vernicos Sifnos”, i kontraktuar nga Qeveria e Greqisë , kreu studime për hidrikarbure 0,5 milje në veri të vijës hipotetike kufizuese me distance të barabarta të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë. Për shkak të metodologjisë së ndërtimit dhe gjeografisë së dy shteteve, një vijë kufizuese e drejtë dhe e ndershme e shelfit kontinental midis dy shteteve, do të jetë në jug të vijës hipotetike me distance të barabarta, siç ishte ajo e vitit 2009. Pra hapësira në jug të kësaj vije (vijës së vitit 2009) është zona detare e shelfit kontinental e kontestuar, kurse në veri të kësaj vije është shelfi kontinental i Shqipërisë. Anije studimore “Ramform Hyperion” dhe rimorkiator “Vernicos Skafi One” kanë operuar në zonën e kontestuar.

Lexo edhe :  I huaji tmerronte banorët në Skelë të Vlorës, policia e shoqëron për sjellje agresive

Prej më shumë se një javë, dita e dhjetë, anijet studimore të kontraktuara nga Qeveria e Greqisë po kryejnë studime për hidrokarbure në Detin Jon (Blloku 1), duke përfshirë edhe zonën e pakufizuar (të kontestuar) të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë. Por sot njëra prej tyre hyri në shelfin kontinental të Shqipërisë. Gjatë këtyre dhjetë ditëve anije studimore “Ramform Hyperion” dhe dy rimorkiator “Thow Omega” dhe “Vernicos Skafi One” kanë operuar në zonën e kontestuar të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë, gjithmon në jug të vijës hipotetike kufizuese me distanca të barabarta. Edhe studimi në zonën e kontestuar, pa marrëveshje përbën cënim të të drejtave sovrane të shtetit bregdetar.

Prej dhjetë ditësh asnjë institucion shtetëror, duke përfshirë dhe Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, nuk janë prononcuar për shkeljen e të drejtave sovrane të Shqipërisë në shelfin kontinental. Shqipëria është palë në UNCLOS 1982 nga viti 2003 dhe Greqia nga viti 1995.

Të fundit

Anija më e madhe luftarake e Koresë së Veriut gati për luftë bërthamore

Koreja e Veriut ka kryer testin e parë të sistemit të armatimit të anijes së saj më të re...

Bullgaria do të bëhet vendi i parë europian me reaktor bërthamor AP1000

Bullgaria do të jetë vendi i parë në Europë që do të ketë një reaktor funksional të tipit AP1000, tha Ministri i Energjisë Zhecho...

Holanda kërkon nga qytetarët të ulin konsumin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

Qeveria holandeze ka nisur një fushatë kombëtare për t’i nxitur qytetarët e saj të ulin konsumin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut për...

Kardinali tërhiqet nga Konklava/ Italiani ishte dënuar për abuzim financiar

Kardinali italian Angelo Beçiu është tërhequr nga pjesëmarrja në konklavën që do të zgjedhë Papën e ri pas vdekjes së Françeskut. Italiani tha se e...

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplaset me autobusin, disa persona përfundojnë në spital

Rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Peqin në vendin e quajtur Vidhas, ka ndodhur një aksident rrugor mes...

Lajme të tjera

Web TV