A preket Shqipëria nga sulmet terroriste?/ Eksperti tregon shtetet që na rrezikojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti për sigurinë dhe kriminsalistikën, Ervin Karamuço, i ftuar në “Log”, tregoi se nga cilët shtetet nga të cilat Shqipërisë mund t’i vijnë sulme terroriste.

Ai tha se një rrezik konstant mbeten kurdët, të cilët mund ta sulmojnë vendin tonë si shenjë hakmarrjeje për shkak të marrëdhënieve të mira që kemi me Turqinë.

Shteti i dytë sipas tij sulme të tjera mund të na vijnë nga Siria e Bashar Al Asad.

Por për Karamuçon rreziku më i madh dhe më konstant mund të na vijë nga Irani. Sipas tij ka patur 3 sulme të dështuara nga ana e iranianëve ndaj kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve.

“Tre janë skenarët e mundshëm që ne na përfshijnë sulmet terroriste. Të parët janë Kurdët. Marrëdhëniet e mira që ne kemi me Turqinë, e cila lidhet edhe me ekstradimin e shtetasve kurdë që ka në vendin tonë. E dyta është me Bashar Al Asadin, edhe ata mund të bëjnë diçka. E treta rreziku më i madh është Irani. Irani gjithmonë ngarkon të tjerët. Janë 3 atentate të dështuar kundër kryegjyshatës Botërore të bektashinjve”, tha Karamuço.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV