Izolohen disa fshatra nga rrëshqitja e dherave në Pukë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shirat kanë krijuar një situatë të pazakontë edhe në bashkinë e Pukës.

Si pasojë e rrëshqitjeve në disa akse rrugore rurale që lidhin fshatrat me qendrat e njësive administrative janë izoluar.

Dëmtime janë shkaktuar edhe në urat këmbësore duke pamundësuar frekuentimin e shkollës nga disa nxënës në fshatra të ndryshëm.

Në disa fshatra mungon energjia elektrike si pasojë e këputjes së linjave dhe djegies së transformatorëve.

Rrëshqitje masive janë shënuar edhe në akset nacionale, kryesisht në atë Kryqëzim Hadroj-Gjegjan-Mirditë.

Bashkia e Pukës ka nisur punën për nxjerrjen nga izolimi të fshatrave, ndërsa për rikthimin në normalitet duket se do të jetë e pamundur për shkak të mjeteve të kufizuara dhe financave të pamjaftueshme për përballimin e dëmeve të tilla.

Kryetari i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj u shpreh se situata e mbrëmshme ishte e paparashikuar dhe intensiteti i reshjeve shkaktoi dëme në infrastrukturë, kanale vaditëse, kulluese, ura dhe shumë vende të rëndësishme që kanë të bëjnë me lëvizjen e qytetarëve.

Ne jemi shpërndarë në të gjitha njësitë administrative dhe po evidentojmë dëmet reale, mundësinë për t’i përballur. Një fat i mirë është se nuk patëm dëmtime nëpër shtëpi dhe njerëz.

Prej 2 ditësh Shqipëria është pushtuar nga moti i keq. Ditën e djeshme u shënuan dhe dy viktima në Malësinë e Madhe, babë e bir të cilët ishin duke udhëtuar me makinë në momentin që mjeti i tyre “i përpi” nga rrjedha e Përroit të Thatë.”

Të fundit

Trashëgimia kulturore në Gjirokastër, nën kërcënimin e zjarreve

Zjarret e verës përbëjnë një rrezik serioz për monumentet e kulturës dhe objektet e trashëgimisë kulturore në Gjirokastër. Krahas vëmendjes...

A e shkakton stresi vërtet kancerin?

Studimet sugjerojnë një korrelacion, por edhe kufizimet e këtyre hulumtimeve Ngjarjet e rënda jetësore, aksidentet, ndarjet dhe traumat serioze, shpesh ndodhin në vitet menjëherë para...

SHBA-BE, nis tensioni për tarifat! Europianët janë më të irrituar se kurrë

Negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për çështjen e tarifave doganore po përballen me pengesa serioze, për shkak të paqëndrueshmërisë në qëndrimet...

Deficiti tregtar në shënjestër/ Shtëpia e Bardhë fut në “luftë” negociatash 90 vende

Këshilltari i tregtisë në Shtëpinë e Bardhë, Peter Navarro, ka deklaruar se negociatat për marrëveshje të reja tregtare janë duke ecur me sukses, në...

Po vjen dita e madhe! Messi dhe Ronaldo përballen në Arabi

Në dhjetor, Leo Messi do të jetë lojtar i lirë. Kontrata e tij me Inter Miami përfundon dhe deri tani klubi nuk ka folur...

Lajme të tjera

Web TV