SHBA dhe Uellsi e nisin me barazim aventurën në Kupën e Botës, Gareth Bale gjen golin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SHBA-ja dhe Uellsi kanë ndarë pikët në përballjen e Grupit B në Kampionatin Botëror, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Ndeshja nisi mjaft furishëm, me dy skuadrat që tentonin të kalonin sa më parë në epërsi.

Por, pas 36 minutash lojë, amerikanët kaluan në epërsi, pasi Christian Pulisic asistoi te Timothy Weah për rezultatin 1-0.

https://twitter.com/schrayguy/status/1594777939677450240?s=21

45 minutat e parë përfunduan me këtë rezultat, derisa e dyta ishte edhe më e zjarrtë.

SHBA-ja bëri disa zëvendësime, duke shpresuar që të ruante epërsinë, por edhe të shënonte golin e dytë.

Ishte minuta e 82-të e takimit kur Gareth Bale e fitoi penalltinë, pas rrëzimit në zonë, dhe ia doli ta konvertonte në gol për rezultatin 1-1.

Pas rrethit të parë, Anglia është lider i Grupit B me tri pikë, SHBA-ja dhe Uellsi me nga një dhe Irani pa pikë.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV