“S’njoh as Ramë, as Berishë e Metë”/ Kryeplaku i fshatit Obot bën thirrje për ndihmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i fshatit Obot i Vjetër në zonën e Shkodrës u shpreh për Euronews Albania se tokat përmbyten çdo vit për shkak të keqmenaxhimit të hidrocentraleve.

Pas takimit me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, banori tha se nuk njeh asnjë parti dhe se banorët kanë nevojë për ndihmë. Sipas tij deri më tani nuk ka pasur asnjë ndihmë nga autoritetet.

“Z. ministër i thashë ngelëm duke u mbytur vit për vit. Nuk na japim shpërblime asnjë. Unë jam kryetari i fshatit, jam pa parti, nuk njoh as Berishë, as Ramën, as Metën. Unë përfaqësoj popullin tim. 800 frymë jam, fushat mbillen çdo vit. Peleshi me tha do ta shohim më vonë, duhet të shikohet tani, jo më vonë.  Fushat janë të mbjella, do na kalbet gruri”, tha ai.

Situata vijon të mbetet problematike në qarkun e Shkodrës, për shkak të reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit.

Mbi 480 familje aktualisht janë nën ujë dhe deri më tani janë evakuuar 30 familje. Zonat më problematike janë në njësitë: Dajç, Velipojë, Gur i Zi, Bërdicë dhe një lagje e qytetit, Ajasëm.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV