“O fisi gagaçopulli, o të pakurueshëm…”/ Rama ‘pesimist’ për deputetët e opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur opozitën si fisi gagaçopulli, pasi kanë kundërshtuar ndërtimin e Portit të Durrësit. Gjatë fjalës në Kuvend, Rama ka theksuar se ata çdo punë që bënë qeveria e pagëzojnë si aferë të madhe. Po ashtu Rama ka theksuar se do apo nuk do opozita, Porti i Durrësit do të bëhet, ndërkohë që theksoi se porti aktual i Durrësit nuk mund të rrijë në zemër të Durrësit, pasi i prish imazhin.

“Ashtu si kundër dhe zona e afërt ujore ku do të ndërtohet dhe plazhi i ri ka një ndotje të madhe. Të dyja këto pjesë do të kthehen në vende shembullore, si gjithmonë ku atje ne vëmë dorë. E keni vënë re, çdo punë që nisim e pagëzojnë i aferë të madhe. Fisi gagaçopulli. Është fis i pakurueshëm në gjak. Nuk pres mirëkuptimin e fisit gagaçopulli. Ndaj do të ikë që aty për t’ju përshtatur kohëve të sotme, ambicieve të Shqipërisë në shekullin e XXI.. S’mund të rri në zemrën e një qyteti turistik, porti më i madh i vendit. Nuk mund të rri aty, ku nuk ka asnjë mundësi zgjerimi, ku prish imazhin e Durrësit. Kjo s’është ndonjë gjë që e themi sot. Unë e kam thënë këtë prej vitesh. Të gjithë shqiptarët pa atdhe, që tani po sillen si gomaricat këtë punë kanë. Në Durrës do të bëhen të dy portet. Kjo është fatkeqësia juaj, se nuk e dini. Këto nuk po i them unë. këto janë gomarocat e Faik Konicës,” tha Rama.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV