“Jo mos ik, Endri”/ I ftuari braktis emisionin, reagimi epik i moderatores (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka lënë studion e emisionit mbrëmjen e sotme teksa ndodhej përballë një paneli me zv.ministrin e Ekonomisë Besard Kadia.

Gjatë debatit për Portin e Durrësit, ai ka replikuar me Kadinë pasi nuk po e lejonte të përfundonte argumentin.

Pasi tentoi disa herë të ngrinte tezën e tij dhe Kadia e mori situatën me sportivitet, Shabani hoqi mikrofonin dhe u largua nga studio, pavarësisht insistimit të moderatores për të qëndruar.

“Jo mos ik, mos ik, Endri”, ju drejtua moderatorja e emisionit “Now”, por Shabani e kishte vendosur. “Kam shumë respekt për ty, por natën e mirë”, i tha ai Erla Mëhillit.

“Endri ike? Si i bëhet tani? Heshtje në emision,” u shpreh  duke qeshur Kadia. Më herët, kreu i Nismës Thurje i kërkoi zv.ministrit t’i jepte llogari për aferën e Portit të Durrësit me argumentin se 40% e të ardhurave të tij shkojnë për rrogën e Kadias.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV