Përmirësohet situata hidrike/ KESH shet energji, fasha 800 kWh pritet të anulohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e mirë hidrike ka lejuar Korporatën Elektroenergjitike që të shesë përsëri energji elektrike. Në bazë të procedurës së zhvilluar energjia është shitur për periudhën 26-29 nëntor dhe kap një vlerë totale prej 2.7 mln eurosh.

Nëse vërejmë çmimet e energjisë në tregjet ndërkombëtare rezulton se KESH e ka shitur atë në nivele të përafërta me atë bursës.

Për shkak të uljes së temperaturave energjia është shtrenjtuar ndjeshëm në bursë gjatë ditëve të fundit duke arritur edhe mbi 400 euro në oraret e pikut.

Korporata Elektroenergjitke ka shitur 10 mijë megavator energji të ndarë në dy lote me çmime që variojnë nga 247.77 euro në 285,75 euro.

Situata e favorshme hidrike, po gjeneron të ardhura për Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare ku përmes 3 procedurave janë siguruar mbi 6 mln euro.

Prurjet në kaskadë vijojnë të mbeten të larta dhe përllogariten rreth 900 m3 në sekondë

Ndërsa kuota në Fierzë është rreth 278 metra ose rreth 11 metra më shumë se një javë më parë.

Këto tregues janë optimist edhe për qytetarët. Sipas vendimit të Entit Rregullator të Energjisë fasha prej 800 kWh është në fuqi për muajin dhjetor, por më shumë gjasa qeveria pritet ta anulojë edhe për këtë muaj.

Të fundit

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut. Pas një beteje...

Lajme të tjera

Web TV