Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga bashkëshorti, thirrje për protesta në Prishtinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrjeti i Grave të Kosovës me organizata të tjera kanë bërë thirrje për protesta, pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë në maternitetin e Kosovës.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë është bërë njoftimi për zhvillimin e protestave nesër në orën 16:00 në sheshin Zahir Pajaziti të Prishtinës.

Ngjarja e rëndë vjen vetëm pesë ditë pasi një tjetër grua u vra nga bashkëshorti po në Kosovë. Një shtatëdhjetë vjeçar vrau gruan e tij 63 vjeçe me profesion mësuese në banesën e tyre në rrugën ‘Mark Isaku’ në Prishtinë.

Njoftimi:

Prishtinë, 30 nëntor/ THIRRJE PËR PROTESTË!

Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara!

Në gjumë, në përditshmëri, në institucione shëndetësore edhe edukative, hapësira publike edhe hapësira private, në parqe, rrugë, brenda mureve të shtëpive tona…
Asnjë hapësirë nuk është më e sigurtë për ne!

Në nevojë emergjente për solidarizim me njëra-tjetren dhe njëri-tjetrin, për ngushëllim e
manifestim të dhimbjes sonë kolektive, dhe në nevojë për të shprehur mllefin tonë ndaj
kësaj dhune sistematike, ku gratë vriten nga burrat, vetëm për shkak që janë gra, ju ftojmë të na bashkangjiteni nesër, në protestë, prej orës 16:00 tek Sheshi Zahir Pajaziti,
Prishtinë.

Brenda një jave, dy burra vranë dy gra. Nuk u vranë gratë! Burrat i vranë gratë! I vranë
sepse institucionet i inkurajuan, me dënime të ulëta. I vranë sepse kultura e
pandëshkueshmërisë, e forcon mendësinë patriarkale!

Prandaj, ftojmë të gjithë ata që bashkëndjejnë të na bashkohen nesër në revoltë!

 

Të fundit

Tërmeti shkakton shembjen e minierës në Kili, viktima dhe të zhdukur

Një minator ka vdekur, pesë janë të zhdukur dhe nëntë të tjerë kanë pësuar lëndime, pasi një tërmet me...

Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 84.2 lekë dhe do shitet me 85.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...

Trump, tarifa tregtare ndaj dhjetëra shteteve, kush janë vendet e prekura të Ballkanit

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka prezantuar të enjten vonë shkallët e reja tarifore për dhjetëra partnerë tregtarë të Shteteve të Bashkuara. Ai ka...

Kroacia feston 30-vjetorin e çlirimit! Parada në Zagreb: Armë të reja, dilema të vjetra

Në ditët në vijim, Kroacia do të festojë 30-vjetorin e operacionit të saj ushtarako-policor “Stuhia” (Oluja), duke përfshirë një paradë ushtarake, ose më saktë...

Berishës duhet t’ia rrëmbesh PD, ndryshe kjo parti s’ka asnjë shpresë

“Partia Demokratike në këto tre dekada ka treguar të gjithë variantet e saj mundshme”, kështu u shpreh juristi i njohur Indrit Sefa, në studion...

Lajme të tjera

Web TV