2023 vjen me shifra alarmante / OKB: 339 mln njerëz, në nevojë për ndihmë humanitare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka parashikuar se një rekord prej 339 milionë njerëzish do të kenë nevojë për ndihmë humanitare vitin e ardhshëm, sipas Reuters.

Zyra e OKB-së për Ndihmë Emergjence (OCHA)  u ka kërkuar shteteve donuese rreth 51.5 miliardë dollarë, një rritje prej 25 për qind, në krahasim me fillimin e vitit 2022.

“Nevoja për ndihmë humanitare është shumë e lartë, pasi ngjarjet ekstreme të këtij viti do të lënë gjurmë më 2023”, ka thënë koordinatori i OKB-së, për ndihma, Martin Griffiths.

“Thatësirat dhe përmbytjet po bëjnë kërdi në Pakistan dhe Afrikë. Lufta në Ukrainë e ka kthyer një pjesë të Europës në fushëbetejë. Më shumë se 100 milionë njerëz janë të zhvendosur në gjithë botën.

OCHA ka thënë se të paktën 22 milionë njerëz në 54 shtete po përballen me mungesa të mëdha ushqimore, derisa 45 milionë njerëz në 37 shtete rrezikojnë të përballen me uri.

Ndryshimet klimatike, nevojat shëndetësore dhe pabarazia gjinore janë duke e rënduar edhe më shumë situatën, ka thënë OKB.

Të fundit

Ambasada Amerikane njofton ndryshime në procedurat e rinovimit të vizave!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë me dije se, duke filluar nga data 2 shtator 2025,...

Edukoi dhe mësoi breza të tërë, mbyll sytë përgjithmonë mësuesja e njohur

Në mëngjesin e 13 gushtit 2025, u shua në moshën 84-vjeçare Rabie Isuf Xhani, mësuesja e parë e fshatit Gizavesh në rrethin e Librazhdit...

Gjest i madh nga Chelsea, një pjesë e fitimeve nga Botërori për familjarët e Diogo Jotas

Chelsea ka vendosur të dhurojë një pjesë të fondit të bonuseve të Kupës së Botës për Klube për familjen e futbollistëve të ndjerë Diogo...

Konkurset në universitete, garë e fortë mes të rinjve për Arkitekturën dhe Mjekësinë

Maturantët kanë mbyllur aplikimet për shkollat e larta dhe janë në pritje të rezultateve nga Universitetet. Por ka ende kohë deri në shpalljen e...

Ndihmoi për shuarjen e zjarreve/ Lapaj ironizon kritikët: S’jam si ju me kondicioner

Drejtuesi i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj u shfaq një ditë më parë në Delvinë ku ndihmoi për shuarjen e zjarreve me mjete rrethanore. Por për videon...

Lajme të tjera

Web TV