Si përfundoi xhubleta e Rita Orës në muzeun antropologjik të universitetit Cambridge

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familja Sahatçiu – Ora dhe vetë Rita disponojnë një dokumentacion të plotë të dorëzimit të kostumit, si dhe foto të relikteve të tjera të Miss Durham-it. Ndër to janë fotot e shumë gjerdanëve dhe ornamenteve të përdorura nga gratë në Veriun e Shqipërisë, e veçanërisht ato zadrimore.

XHUBLETA SHQIPTARE NË UNESCO

Për çdo shqiptar dhe veçanërisht për njerëzit e kulturës, pranimi i Xhubletës Shqiptare si pasuri botërore e UNESCO – s është një lajm i mrekullueshëm. Me këtë rast dua t’i kthehem një kujtimi të bukur që lidhet me Xhubletën Shqiptare, dhuratë e Qeverisë Shqiptare dhënë artistes së madhe shqiptare nga Kosova, Rita Ora, pas shfaqjes që ajo kishte dhënë në Sheshin NËNË TEREZA në Tiranë, për nder të 28 Nëntorit të Njëqintë të Shpalljes së Pavarësisë.

Dhurata iu dorëzua Rita Orës në mjediset e Ambasadës Shqiptare në Londër, në nderim të Festës tonë Kombëtare, në sallën “Edith & Herbert.”

Dëshiroj ta ndaj këtë moment me miqtë e mi në Facebook.

Falemnderit!
===========================================================

KOSTUMI 100-VJEÇAR I “RITA ORËS” NË MUZEUN ANTROPOLOGJIK TË UNIVERSITETIT CAMBRIDGE – PËRKRAH KOLEKSIONIT TË MISS EDITH DURHAM.

Disa ditë më vonë, Familja Ora më kontaktoi përsëri. Ata shprehën falënderimet dhe kërkuan “leje”, që atë vlerë të madhe të kombit tonë, xhubletën 100-vjeçare, t’ia dhuronin Muzeut Antropologjik të Universitetit Cambridge. Aty, mendonin ata, ai kostum do të kishte shumë më tepër vlerë sesa në shtëpinë e tyre. Gjuhëtari dhe historiani Agim Morina, pjesëtar aktiv i Bashkësisë Shqiptaro – Britanike, iu kishte sugjeruar se ai kostum me aq vlerë do të përbënte një eksponat shumë të rëndësishëm të kulturës sonë materiale në Universitetin e Cambridge-it. Një gjesti fisnik të tillë nuk do t’i përgjigjesha kurrë negativisht. Në emër të Rita Orës, kostumi iu dorëzua universitetit nga prindërit e saj, Vera dhe Besniku. Ata u ndihmuan nga antropologia dhe arkeologia ligjore e atij universiteti, Nora Weller, dhe bashkëshorti i saj, Marc Weller. Ndihmesë dha, si përherë, studiuesi i njohur Bejtullah Destani. Kostumi u ekspozua përkrah vlerave të tjera materiale të vendosura aty në koleksionin e marrë nga Shqipëria nga Miss Edith Durham. Familja Sahatçiu – Ora dhe vetë Rita disponojnë një dokumentacion të plotë të dorëzimit të kostumit, si dhe foto të relikteve të tjera të Miss Durham-it. Ndër to janë fotot e shumë gjerdanëve dhe ornamenteve të përdorura nga gratë në Veriun e Shqipërisë, e veçanërisht ato zadrimore.

Lexo edhe :  “Botimet Jozef”, nxorri nga botimi 5 libra të rinj të autores Raimonda Moisiu -Sade

Më pas mora një mesazh nga Rita, në të cilin shkruante: I dashur Ambasador! Ka qenë një nder i madh dhe kënaqësi e veçantë për mua dhe familjen time të merrnim pjesë në festimet e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, më 28 nëntor 2012. Unë kurrë nuk do ta harroj atë moment kur dhamë shfaqje në Sheshin Nënë Tereza, në Tiranë, nën rrebeshin e një shiu, që nuk pushonte. Tek shihja sesi njerëzit, edhe në atë mot të keq, qëndronin në shesh, duartrokisnin dhe gëzonin bashkë me ne muzikantët nga Londra, ndjehesha edhe më e lumtur për atë, që po bënim. Unë ju dëshiroj juve çdo të mirë, jetë të sigurt dhe mirëqenie për brezin e fëmijëve të gjeneratës së re. Ju jeni tanimë në një botë të re, kur mund të përfitoni nga çdo mundësi që jeta iu ofron.

Me respekt: Rita Ora.
Marrë nga libri: AMBASADOR I PUSHTETIT TË BUTË, faqe 264 – 265./Dosja.al/

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV