Sokol Halili, autori i vrasjes së gruas së tij shtatzënë në oborrin e QKUK-së Hamide Magashi është vetëvrarë pasi u rrehtua në banesën e tij nga policia. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ndërkohë Rtv21 ka pulbikuar pamjet e momentit kur shtëpia e Halilit rrethohet nga forca të shumta policore të cilat i kanë bërë thirrje që të vetëdorëzohet.
Sveçla tha se Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së autorit.
Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik në Kosovë ku më 30 nëntor Hamide Magashi u ekzekutua në mënyrë mizore nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili në oborrin e maternitetit ku ishte e shtruar prej ditësh pasi ishte në javën e fundit të shtatzanisë. Sipas informacioneve të familjarëve, çifti kishin qëndruar të martuar vetëm për 3 muaj pasi Halili ishte tepër i dhunshëm ndaj gruas së tij dhe motrat e saj e kanë marrë nga shtëpia e tij për ta strehuar pranë tyre.