Tirana dhe Taranto marrëveshje, Veliaj: Më shumë projekte sportive të përbashkëta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana dhe qyteti italian i Tarantos nënshkruan një marrëveshje binjakëzimi për bashkëpunim në fushat e sportit dhe rinisë. Kryetari i Bashkisë së Tarantos, Rinaldo Melucci u prit nga kryebashkiaku Erion Veliaj për të vendosur këtë bashkëpunim të ri mes dy qyteteve.

Veliaj e vuri theksin te fakti se Tirana, pas vitit të suksesshëm si Kryqyteti Europian i Rinisë, do të vijojë vitin e ardhshëm me titullin e Qytetit Europian të Sportit dhe tha se bashkëpunimi me Taranton, qyteti mikpritës i Lojërave Mesdhetare 2026, është më se i vyer.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që kemi një delegacion nga Taranto, të cilët janë në Tiranë për të konkretizuar binjakëzimin mes dy qyteteve tona. Vitin e ardhshëm Tirana do të jetë “Qyteti Europian i Sportit”, ndërsa në vitin 2026 Taranto do të presë “Lojërat Mesdhetare”. Unë besoj se kemi jo vetëm dashamirësinë e dy kryetarëve, por edhe një mundësi të shkëlqyer për të bashkëpunuar, sidomos në fushën e sportit”, u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, kreu i Bashkisë tha se dy qytetet do kenë çfarë të mësojnë nga njëri-tjetri, si dy vende pritëse të eventeve më të mëdha sportive.

“Do doja shumë që projekti ynë i parë, si dy qytete binjake, të fokusohej te sporti dhe rinia. Ne patëm një vit të jashtëzakonshëm si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, me shumë aktivitete sportive, kulturore, të muzikës dhe të artit. Vitin e ardhshëm ne do të fokusohemi më shumë te sporti, por duam të mësojnë nga Taranto, duke qenë se po punojmë për disa impiante sportive – kemi bërë fushën e atletikës pas Korpusit Universitar, po fillojmë tani me kompleksin “Dajti” etj. Duke qenë se Taranto do të jetë kantieri më i madh në Mesdhe, për t’u përgatitur për Lojërat Mesdhetare, besoj se është një hapësirë e jashtëzakonshme që edhe ne të mësojmë nga njëri-tjetri, të përgatisim atletët tanë që të fitojnë gara dhe të na nderojnë, ndoshta edhe më mirë se në Oran, kur u takuam herën e fundit,” tha ai.

Nga ana e tij kryebashkiaku Rinaldo Melucci tha se arsyeja përse Taranto kërkoi këtë bashkëpunim ishte pikërisht fakti se Tirana po njeh një zhvillim të vrullshëm.

Lexo edhe :  ‘Fshesa Rama’ në Elbasan/ Emërohen administratorët e rinj në 17 njësitë e bashkisë

“Jemi shumë të lumtur që ndodhemi këtu dhe ju falenderojmë për mikpritjen! Teksa vinim nga aeroporti, zbuluam një qytet në zhvillim e sipër, gjë për të cilën ishim në dijeni, por edhe sepse në thelb ishte arsyeja pse kërkuam këtë binjakëzim me Tiranën – një qytet i ri, ku po investohet shumë për modernizimin, për zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe për të rinjtë. Jo më kot, donim ta vizitonim pikërisht në fund të këtij viti, kur Tirana është ‘Kryeqyteti Europian i Rinisë’. Jemi të lumtur sepse edhe Taranto po ndjek pak a shumë një rrugëtim të tillë. Është një qytet industrial, që siç e dini ka “plagët” e tij, por që po tenton drejt modernizimit. Do të jetë mikpritës i Lojërave Mesdhetare në 2026. Ka shumë ndërmarrje që investojnë në Shqipëri dhe shpresojmë që shumë të rinj shqiptarë të mund të trajnohen dhe të ushtrojnë aftësitë e tyre brenda asaj çka është sistemi ekonomik i rajonit të Pulias, e cila ruan marrëdhënie të forta dypalëshe me Shqipërinë,” u shpreh Melucci.

Ai shtoi gjithashtu se edhe Taranto duhet të ndjekë të njëjtin rrugëtim që ka bërë Tirana.

“Duam të mësojmë se si një qytet i madh, një qytet me vështirësitë e veta, që duhet të rifitojë kohën e humbur, arrin të projektojë një model alternativ e të qëndrueshëm ekonomik, që ka fokusin te të rinjtë, te teknologjitë e reja dhe që organizon po ashtu, evente të mëdha. Duhet theksuar se është një mënyrë për t’u ripozicionuar përkundrejt tregut dhe botës jashtë. Tirana ia ka dalë me sukses prej kohësh, falë kryebashkiakut, dhe jemi të nderuar për miqësinë dhe vëmendjen që ai na kushton. Taranto vërtet nuk është një qytet edhe aq i vogël, por është një qytet i cili, duhet të ndjekë të njëjtin rrugëtim që ka bërë Tirana. Jemi të lumtur që festojmë me ju këtu, pikërisht në vitin kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe të mësojmë edhe nga eksperiencat tuaja,” nënvizoi kreu i Bashkisë së Tarantos.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV