“Kë favorizojnë yjet?”/ Meri Shehu parashikon kush do ta fitojë Kupën e Botës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ethet e Botërorit kanë nisur të shtohen dhe po ashtu edhe surprizat. Për të komentuar mbi paraqitjen e tyre dhe çfarë pritet të shohim në ditët në vazhdim, astrologia Meri Shehu i bashkohet panelit të “Rudina” për të dhënë mendimin e saj bazuar tek yjet. Si fillim, ajo e nis me Holandën duke qenë se ekspertja e komunikimit Edlira Gjoni është një tifoze e flaktë e saj.

Meri Shehu: Holanda është në shenjën  e Demit dhe nuk besoj se është në momentin e vet më pozitiv të paktën nga ana e yjeve. Megjithatë mbështetje të mirë ka sepse deri në datën 20 favorizohen shenjat e Ujit dhe të Tokës. Holanda i bie të jetë në shenjën e Tokës, në shenjën e Demit kështu që do marrë një mbështetje shumë të mirë.

Rudina Magjistari është tifoze e Zvicrës e për çudi, shenja e skuadrës korrespondon edhe me shenjën e moderatores.

Meri Shehu: Zvicra është në shenjën e Virgjëreshës, për saktësinë dhe njihet Zvicra  për orat zvicerane, ne e dimë dhe Virgjëreshat janë të sakta. Do ecë mirë megjithëse ka pozicion të madh nga Peshqit në këtë periudhë  që skuadrat në shenjën e Peshqve janë Brazili, Portugalia të cilat kanë një favorizim nga yjet.

Mes Portugalisë dhe Zvicrës, Meri Shehu thotë  se nga ana e yjeve favorizohet Portugalia.

Meri Shehu: Ka tendenca më të mira Portugalia, jo nga fama por sepse është në shenjën e Peshqve dhe ka një përballje me Virgjëreshën.

Rudina Magjistari: Kemi Spanjën me Marokun, ato si parashikohet?

Meri Shehu: Për Spanjën dhe Marokun, është në shenjën e Shigjetarit Spanja, Marokun nuk e di, për herë të parë e kisha parë si skuadër. Ndoshta fiton dhe Maroku sepse tani, nuk e kam nga yjet, nuk më pëlqeu shumë se s’e kam të qartyë shenjën e Marokut, por që mesa di kemi edhe skuadra shumë impulsive në shenjën e Dashit, Japonia, Anglia dhe Franca në shenjën e Luanit. Këto tre skuadra, dy Dashë dhe një Luan marrin një fuqi dhe një potencë të madhe pas datës 20, por ajo është në datën 18 kështu që deri në datën 18 janë këta Peshqit që sikur marrin revansh.

Lexo edhe :  Ankorohet në Portin e Durrësit superjahti i miliarderit të njohur

Sa i përket fitores së Botërorit, të ftuarit kanë secili nga një emër të preferuar. Enkelejda Zeko zgjedh Francën, Nard Ndoka Brazilin ndërsa Edlira Gjoni Anglinë. Astrologia Meri Shehu ka përgjigjen e saj në dy aspekte, atë yjor dhe si tifoze.

Meri Shehu: Unë si astrologe do flas që Peshqit favorizojnë Brazilin, tashmë, por…

Rudina Magjistari: Mendon si astrologe favorizohet Brazili.

Meri Shehu: Pastaj, si profesioniste që merrem pak me sportin që më pëlqen, jam me Anglinë.

 

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV