Lulzim Basha ka reaguar ndaj sulmit të Sali Berishës, që u godit sot nga një shtetas që hyri mes protestuesve.
BASHA: Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar.