Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Pandemia godet energjinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia ka goditur direkt planet e investimit të kompanive publike të energjisë që, në rastin më të mirë, i kanë ngadalësuar ato dhe në rastin më të vështirë, i kanë ngrirë. Sikur të mos mjaftonte COVID-19, viti 2020 është një tjetër vit jo i mirë hidrik, që do të thotë se importi do të jetë mbështetja për furnizimin me energji.

OSHEE raporton se ia ka dalë të ruajë një pjesë të mirë të treguesve, por arkëtimet ranë me 5% në 6-mujor, nën efektin e pandemisë. Kjo gjithsesi u rikuperua në qershor.
KESH ka krijuar rezervë energjetike 740 GWh për të përballuar një pjesë të konsiderueshme të kërkesës së verës. OST, nga ana tjetër, ka vijuar me proceset e punës, duke adoptuar ndër të tjera edhe smart working dhe kujdesin për infrastrukturat kritike, duke rritur vigjilencën edhe për sulmet kibernetike. Po si paraqitet situata për kompanitë private të energjisë? Devoll Hydropower, që nisi aktivitetin tregtar në hidrocentralin e Moglicës, këta muaj të vështirë vlerëson se pandemia e ka çrregulluar disi tregun.

Nga Nertila Maho

Pandemia e COVID-19 goditi me një efekt të përgjithshëm ekonomitë në gjithë globin, duke prekur edhe sektorë specifikë si energjia elektrike. Struktura e konsumit të energjisë pësoi ndryshim në kushtet e bllokimit të aktivitetit të industrisë dhe përqendrimit të familjeve brenda mureve të shtëpisë. Këtyre të fundit u duhej që të shpenzonin më shumë energji për të jetuar të izoluar, e lidhur kjo me ngrohjen e mjedisit, ujin e ngrohtë apo gatimet e vakteve brenda shtëpisë. Nga ana tjetër, ky është një sektor po aq i rëndësishëm dhe jetik sa sistemi shëndetësor apo zinxhiri i furnizimit me ushqime dhe, si i tillë, duhet të mos dështonte në furnizimin e askujt me energji.

Jo rastësisht, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, ku bën pjesë edhe Shqipëria, kërkoi gjatë fazës së parë të pandemisë raportimin e operatorëve të tregut të të gjitha vendeve në të gjitha hallkat, për sigurinë e tyre energjetike. Kjo ka të bëjë me funksionimin e rrjeteve, rezervat hidrike dhe burimet në dispozicion, sigurimin e sistemeve online nga sulmet kibernetike e të tjera masa të kësaj natyre. Tre operatorët publikë të sektorit, konkretisht prodhimi, transmetimi dhe shpërndarja në vendin tonë aktivizuan secili planet e veta të situatës së jashtëzakonshme për të garantuar, mbi të gjitha, furnizim pa ndërprerje.

Faza e parë u përballua mirë, duke siguruar energji pa ndonjë problem, ashtu sikurse avaritë apo problemet në rrjet u kaluan pa u ndier. Por përqendrimi tek emergjenca, ka bërë që operatorët të ngadalësojnë ritmin e investimeve në raport me planet e fillimvitit. Ndërhyrjet janë bërë te pjesët më të nevojshme që bëjnë funksional sistemin energjetik.

Shpërndarja që ka edhe një lidhje direkte me konsumatorin fundor ka vuajtur e para pasojat e izolimit, pasi ka një rënie të lehtë të arkëtimeve në ata muaj që erdhi si efekt i kufizimit të lëvizjes, frikës për të lënë shtëpinë e për të dalë në pikat e pagesës, apo në disa raste, edhe vështirësive për të paguar faturat në kushtet e humbjes së vendit të punës.

Sikur të mos mjaftonte kjo, 2020-a nuk është një vit i mirë hidrik duke vënë nën presion buxhetet e operatorëve për importe. Por si është reflektuar kjo situatë në tërësi në sektor sa i takon pjesës operacionale, likuiditetit, importeve dhe ecurisë së tregut në përgjithësi.

KESH krijoi rezervën hidrike të verës, investimet “preken” nga pandemia

Viti 2020 pritet të rezultojë me një efekt negativ në financat e kompanive publike, si të gjenerimit që do të arkëtojë më pak për shkak të prodhimit më të ulët, ashtu edhe te shpërndarja që do të detyrohet të importojë ende për një kohë të gjatë.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) pohoi se gjatë muajve të izolimit, fokusi ka qenë te krijimi i rezervës energjetike për muajt e verës. Kërkesa e asaj kohe u administrua përmes importeve që në atë kohë kishin çmim dukshëm më të favorshëm sesa çmimet në periudhën e verës, siç ndodh tradicionalisht. “Niveli i rezervës energjetike të kaskadës u rrit me 740 GWh, rezervë e mjaftueshme për të përballuar pjesën më të madhe të kërkesës në rritje për energji elektrike gjatë muajve të verës, si dhe për të reduktuar maksimalisht importin me çmime të larta” nënvizon KESH.

Ecuria e planit të investimeve është ngadalësuar nga situata e pandemisë, ashtu sikurse ka ndodhur me të gjithë sektorët por ndërhyrjet parësore nuk janë lënë pas dore. “Rrjedhimisht, aktivitetet e investimeve janë përqendruar kryesisht në ato që lidhen me sigurinë e veprave dhe disponibilitetit të agregateve për të garantuar prodhimin e energjisë elektrike për vitin ushtrimor. Këto investime arrijnë në 3.1 miliardë lekë” vlerëson KESH.

Në vijim, KESH raporton se angazhim kryesor ka pasur realizimi i studimit të Fizibilitetit dhe Vlerësimi i Ndikimit Social-Mjedisor për dy projekte të rëndësishme, të cilat janë: Hidrocentrali i Skavicës dhe Impianti fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës.

OSHEE, arkëtimet ranë me 5% për shkak të pandemisë, por qershori u rikuperua

OSHEE Group SH.A., i është dashur që këtë vit të bëjë rivlerësim të prioriteteve në kushtet e pandemisë dhe mes investimeve dhe furnizimit të rregullt me energji elektrike ka fituar e dyta. Për administratorin Adrian Çela, kjo do të thotë se është vijuar vetëm me ato projekte të cilat kanë qenë në proces zbatimi, në momentin e fillimit të kësaj situate, ndërsa pjesa tjetër qëndron e ngrirë si një garanci që paratë të përdoren nëse do të jetë nevoja për më shumë importe.

Lexo edhe :  PD: Rreziku i mbetjeve të toksike rikthehet pranë portave të Shqipërisë

“Për të garantuar furnizim të rregullt me energji elektrike, në kushtet e thatësirës së tejzgjatur në kaskadën e Drinit, OSHEE rishikoi planin e investimeve, deri në atë pikë sa sot që flasim, po zbatojmë vetëm kontratat e lidhura deri në mesin e vitit 2019.

Kjo do të thotë se investimet e nisura nuk janë ndërprerë, por nga ana tjetër nuk kemi hapur objekte të reja, duke ‘ngrirë’ planin deri në një moment tjetër të favorshëm”, thotë Çela. Ai nënvizon se kompania ka qenë në gatishmëri gjatë kohës së izolimit si për sa u përket grupeve në terren ashtu edhe pikave të kujdesit ndaj klientit apo hallka të tjera të rëndësishme. Pavarësisht gatishmërisë së kompanisëm pandemia “sëmuri” tek-tuk edhe ndonjë tregues.
“Shoqëria nuk mundi të kapte objektivat në tremujorin e parë, kurse në të dytin, me stabilizimin e situatës, kapërcyem fazën kritike, duke arritur në qershor 2020 pranë nivelit optimist. Humbjet në tremujorin e dytë zbritën 18.4% nga 19.7% të 2019-s, falë punës së ekipit të Departamentit të Lexim Matjes pranë OSSH.

Arkëtimet si 6-mujor arritën në rreth 32.6 miliardë lekë, afro 5% më pak se realizimi i pjesës së parë të vitit 2019, për arsyet e renditura më lart. Pozitiv është fakti i rikuperimit në muajin qershor, ku falë punës së FSHU u arkëtuan rreth 300 milionë lekë më tepër se në 2019, për të njëjtin muaj.

Numri i ndërprerjeve të energjisë elektrike për shkak të defekteve në nivele të ndryshme të tensionit rezultoi 50% më pak krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraardhës, kurse koha e riparimit të defektit në raport me 2019 është ulur me rreth 30%. Edhe pse në kushtet e emergjencës së shkaktuar nga pandemia. Në këtë periudhë, humbjet në shpërndarje rezultuan 22.8%, pothuajse e njëjta vlerë me atë të një viti më parë” – shprehet administratori Çela.

OST aplikon punën e zgjuar, rritet vigjilenca për sulmet kibernetike

Operatori i Sistemit të Transmetimit, për vetë funksionet e tij, një pjesë të punëve i ka të përqendruara në sisteme online përveçse në linjat fizike të transmetimit, të vendosura në të gjithë vendin. Izolimi i imponuar si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit bëri që një pjesë e proceseve të punës të kryhej në distancë. “Për të menaxhuar dhe për të ndërlidhur njësitë, nënstacionet, platformat, është ngritur një rrjet i dedikuar për komunikimin dhe transmetimin e të dhënave, që është shtrirë gjeografikisht në të gjitha pikat ku ndodhet OST sh.a.

Për të bërë të mundur komunikimin në distancë midis stafit të OST sh.a. si dhe për të garantuar në të njëjtën kohë edhe sigurinë e informacionit, po përdoren platformat më të mira për bashkëpunimin online, të tilla si Gotomeeting apo Microsoft Teams. Përdorimi i tyre ka rezultuar me sukses dhe efektiv në koordinimin e të gjitha strukturave të OST sh.a” nënvizon OST. Komunikimi i të dhënave sensitive ka bërë që të ketë një vigjilencë të shtuar ndaj sulmeve kibernetike dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike.

Sa u takon investimeve, Operatori i Sistemit të Transmetimit kishte një plan 7.6 miliardë lekë për vitin 2020, por nuk dha të dhëna mbi realizimin e tyre deri në fund të muajit qershor. Të pyetur nga ‘Monitor’, përfaqësues të OST theksuan se fokusi i investimeve ka qenë te nënstacionet e trashëguara nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Hidrocentrali i Skavicës

Në fillim të qershorit, kur sapo kishte nisur hapja e plotë e ekonomisë dhe qarkullimit të qytetarëve pas kufizimeve disamujore, qeveria deklaroi ambicien për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Ky hidrocentral nuk është diçka e re. Pothuajse të gjitha qeveritë e kanë lakuar si një projekt potencial herë me variantin origjinal, herë të ndryshuar, herë me fondet e veta e herë me përfshirjen e investitorëve të huaj (kujtojmë që ishte Kina që shfaqi interes pak vite më parë).

Në një aktivitet të dedikuar, kreu i qeverisë, Rama, deklaroi më 8 qershor se Skavica do të ndërtohet me fonde publike dhe fuqia e instaluar do të jetë 210 MW. Në tryezë për diskutim janë dy variante për ndërtimin e këtij hidrocentrali, njëri me vlerë 308 milionë euro dhe tjetri me 510 milionë euro.

Parku fotovoltaik i Karavastasë

Një procedurë konkurruese e hapur nga qeveria për një park fotovoltaik në zonën e Karavastasë u mbyll në fund të majit, pas një sërë shtyrjesh, duke shpallur si fituese ofertën e kompanisë franceze Voltalia. Kjo e fundit, ofroi një çmim 24,89 euro për megavat, shumë më i favorshëm sesa tavani prej 55 eurosh për megavat që kishte vendosur më herët Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në dokumentet e saj.

Parku fotovolatik i Karavastasë është projektuar me fuqi 140 MW, ku 70 megavat janë të ndarë për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe 70 megavat me çmim të rregulluar. Çmimi i rregulluar zgjat për 15 vite dhe do të blihet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë.

/Monitor.al

Të fundit

Urdhërdhënësi i 21 janarit dhe ata që po “kujtohen” se Basha ka qenë ministër

Nga Mero Baze Filmimet e fundit rreth 21 Janarit që dorëzoi në SPAK gazetari Artan Hoxha tregojnë me zë dhe...

Çmendet 19-vjeçari, u pret kokën ish të dashurës dhe të dashurës, më pas i jep fund jetës

Dy vajza të reja u vranë pasditen e së premtes në Stamboll, me 30 minuta diferencë, ndërsa i dyshuari i ngjarjes i dha fund jetës, njoftuan...

Pse duhet t’i hani këto 6 ushqime me kalori!

Ushqimet me kalori zakonisht nuk janë të shëndetshme, por dritare.net ju sjell më poshtë 6 ushqime që mund t’i hani pa problem. Kaloritë e...

”Dritë më lanë pa lekë”, Bardhi zbulon emrin e vajzës dhe publikon këngën dedikim për të

Reperi Bardhi sapo ka publikuar këngën e re, dedikim për vajzën që ai dhe partnerja e tij, Sara Gjordeni presin të vijë në jetë...

Shkencëtarët britanik po zhvillojnë vaksinën e parë kundër kancerit të vezoreve?

Një grup shkencëtarësh në Britaninë e Madhe ka njoftuar zhvillimin e vaksinës së parë në botë kundër kancerit të vezoreve, e cila mund të...

Lajme të tjera

Web TV