Statuti i PD/ Shtyhet sërish seanca gjyqësore, ja shkaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën për statutin e Partisë Demokratike. Seanca është shtyrë për shkak të mungesës së një anëtari të trupës gjykuese. Ende nuk janë dhënë detaje se kur mund të mbahet seanca e radhës.

Prej 25 marsit Komisioni i Rithemelimit drejton selinë blu, ndërkohë që në gjykatë vijon të jetë pa një vendim kërkesa e Enkelejd Alibeajt për të regjistruar Kuvendin e PD-së në 18 dhjetor dhe gjithashtu ankimi për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që njohu si legjitim Kuvendin e PD-së në 11 dhjetor.

Berisha kërkoi që konfliktit të brendshëm t’i japë një zgjidhje politike dhe jo juridike. 7 ditë përpara se të zgjidhej në krye të PD-së, Berisha ka kërkuar sërish nga gjykata që të zbardhë vendimin e gjyqtares Blerina Muça që pranoi ankimin e Enkelejd Alibeajt për rrëzimin e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit 2021. Ai nisi betejën e tij për të marrë drejtimin e partisë që themeloi vetë, pasi Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar demokrat sepse u shpall “non grata” nga SHBA për korrupsion e minim të demokracisë.

Të fundit

“Kur hyn Shqipëria në BE? Mund të ndodhë në 2030!”

Ekspert i Integrimit Gledis Gjipali ka deklaruar se gjasat që Shqipëria, të futet në BE deri në 2030 janë...

“Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime”

Juristi Romeo Kara, ka deklaruar se PD nuk ka asnjë shans për ndryshim apo për të ardhur në pushtet për sa kohë drejtohet nga...

Tregtarët romë kundërshtojnë bashkinë, vijojnë shitjet në tregun e vjetër

Gjatë kësaj të marte një pjesë e tregëtarëve rom në Gjirokastër kanë dalë sërish për të tregëtuar në mjediset e tregut të vjetër, në...

Putin injoron kërcënimet e Trump, lufta vazhdon

Burime pranë Kremlinit thanë se Presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë të luftojë në Ukrainë pavarësisht kërcënimeve të Donald Trump për sanksione më...

Zbulohet paga e Luka Modric te Milani

Luka Modric, është tashmë lojtar i ri i Milanit. Ai iu bashkua gjigantëve italianë menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, ku zhvilloi...

Lajme të tjera

Web TV