Tashmë në petkun e deputetes, pse mungoi Ori Nebijaj në protestën e djeshme të Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-moderatorja e “Për’puthen”, Ori Nebijaj ka pranuar zyrtarisht tashmë mandatin si deputete e Partisë Demokratike, duke zëvendësuar Grida Dumën, e cila dha dorëheqjen.

Në krye të kësaj detyre, u vu re mungesa e saj gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme (6 dhjetor) nga PD.

Po përse nuk mori pjesë Ori Nebijaj në protesë? Përgjigjën e ka dhënë vetë ajo në një intervistë këtë mëngjes për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.

“Jo, nuk isha dje në protestë me thënë të drejtën, për shumë arsye. Unë jam gjithmonë pro protestave, kam qenë gjithmonë në protesta, nuk kam lënë protestë pa shkuar. Edhe pse jo gjithmonë e kam postuar, kjo për shumë arsye, duke konsideruar edhe që ndonjëherë, kur ti je në media sidomos dhe je personazh publik, fakti që ti e di kur mund të përdoret edhe negativisht apo pozitivisht, që nuk është qëllimi yt në vetëvete.

Isha shumë pro protestës së djeshme, madje do doja që të kishte qenë edhe më e madhe, me idenë që në fund të ditës nuk ka asgjë të keqe nëse bëhet një protestë që si mision të saj ka të bërtasë fortë ato çfarë shqiptarët i shqetësojnë. Të gjithë të jenë aty, edhe liderët që ishin dje për samitin. Nuk shoh asgjë të keqe këtu”,-u shpreh ajo.

Më herët kujtojmë që duke folur për kohën që i duhej për të marrë vendimin nëse do ta pranonte ose jo mandatin e deputetes, Ori Nebijaj theksoi:

“Dy javë dilemë sepse e para erdhi pak si surprizë, sepse nuk e prisja që Grida Duma të jepte dorëheqjen. Jam e sigurt që ajo do t’i mungojë politikës. E mendova sepse koha kur unë kandidova dhe pala politike me të cilën kandidova, me ato në cilat poltika gjendet sot, janë shumë ndryshe.”

Të fundit

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, përmbyset automjeti!

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në autostradën Vlorë–Fier, pranë fshatit Novoselë. Një automjet ka dalë...

Pamje dramatike/ Si u kthye lumi i tharë në Teksas në liqen brenda 20 minutash

Një video me kohë të shpejtuar tregon se si shirat e rrëmbyeshëm e shndërruan një lumë të tharë në përrenj të shpejtë në vetëm...

Kolonjë, gjendet i dekompozuar turpi i një personi

Trupi i një personi ende të paidentifikuar është gjetur i dekompozuar afër një stacioni elektrik, ditën e sotme rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë. Blutë...

“Topin e Artë e meriton Donnarumma”

Në një vit në të cilin gara për Topin e Artë është më e pasigurt se kurrë, me shumë protagonistë që kanë lënë gjurmë...

Legjenda Ribery i jep leksione Bayernit: Mëso një detaj nga PSG dhe do fitosh!

Legjenda e Bayern, Franck Ribery, mendon se Bayern dhe PSG janë në të njëjtin nivel, por Bayern duhet të mësojë disa gjëra nga parisienët....

Lajme të tjera

Web TV