Celine Dion shtyn koncertet, diagnostikohet me sëmundjen e rrallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Celine Dion ka rrëfyer se është diagnostikuar me Sindromën e Njeriut të Ngurtë (SPS),një çrregullim i  rrallë neurologjik me karakteristikat e një sëmundjeje autoimunitare.

Këngëtarja iu tha 5.2 milionë ndjekësve të saj në rrjetet sociale se sëmundja shkakton spazma të pakontrollueshme te muskujt e saj. veç kësaj, ajo ka vështirësi me të kënduarit dhe të ecurit, çka do të thotë se nuk do mund të vazhdojë me koncertet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë gjatë vitit të ardhshëm.

Prej një kohe të gjatë jam marrë me problemet e mia shëndetësore”, tha ajo. “Ka qenë shumë e vështirë për mua që të përballem me këto sfida dhe të flas për gjithçka kam qenë duke kaluar. Së fundmi jam diagnostikuar me një çrregullim të rrallë neurologjik  të quajtur sindroma e njeriut të ngurtë që prek 1 në 1 milionë njerëz”, vijoi 54-vjeçarja.

Teksa ende po mësojmë mbi këtë sëmundje të rrallë, tani e dimë se kjo ka shkaktuar të gjitha spazmat  që kam kaluar. Fatkeqësisht ato ndikojnë në çdo moment të jetës time, ndonjëherë të ecurit dhe nuk më lejojnë të përdor kordat vokale siç bëja dikur”.

Më dhemb t’ju them se kjo do të thotë që nuk do mund të rifilloj turneun në Europë në Shkurt”.

Shfaqjet e pranverës 2023 këngëtarja i ka shtyrë për në vitin 2024 dhe ka anuluar 8 koncerte verore.

Në vitin 2014, Dion njoftoi se karrierës do t’i jepte një pushim të pacaktuar sepse bashkëshorti i saj po luftonte me kancerin. Ajo vijoi me performancat një vit më vonë dhe pushoi sërish në 2016 për shkak të vdekjes së bashkëshortit dhe vëllait të saj.

Të fundit

Deputetë më 11 maj, 3 zv.ministra lirohen nga detyra

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndryshime në përbërjen e disa institucioneve. Përmes një njoftimi, bëhet e ditur...

Kur vjen paqja në Ukrainë? Presidenti i Finlandës bën parashikim

Presidenti i Finlandës thotë se po bëhet përparim në garancitë e sigurisë për Ukrainën, por paralajmëroi se nuk ishte optimist për një marrëveshje paqeje...

Igli Tare ndryshoi totalisht Milanin, a e dini sa yje kanë mbetur nga vjet?

Massimiliano Allegri dhe Igli Tare kanë bërë shumë ndryshime te Milani. "Djalli" ka pësuar realisht një diferencë të dukshme, aq sa numerikisht tashmë ka ruajtur...

‘Breshëri’ dronësh drejt Kievit, Rusia nuk ndalet

Forcat ajrore të Kievit thonë se Rusia ka qëlluar 53 dronë drejt Ukrainës sot gjatë sulmeve gjatë ditës. Sipas mediave të huaja, këtë mëngjes është...

Ministri Hasani: Anëtarësimi në BE është qëllim kombëtar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në panelin e organizuar për vendet e Ballkanit Perëndimor në Forumin Strategjik...

Lajme të tjera

Web TV