Goditi me grusht Berishën, çfarë kërkon prokuroria për Gerti Shehun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës kërkon masën arrest në burg për Gerti Shehun, që goditi me grusht kryetarin e PD, Sali Berisha, gjatë kohës kur ish-kryeministri po shkonte tek protesta në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”.

Dosja e 31-vjecarit ka mbërritur në dyert e Gjykatës së Tiranës dhe të premten pritet që të zhvillohet seanca për caktimin e  masës së sigurimit personal ndaj tij.  Aktualisht Gerti Shehu ndodhet në spitalin e Traumës ku po mjekohet pas goditjeve që mori nga mbështetësit e Berishës pasi ai kreun aktin e dhunshëm.

Nëse mjeket nuk japin lejë të largohet nga spitali atëherë masa e sigurisë do t’i komunikohet në ambientet e spitalit. Gerti Shehu akuzohet për veprën penale goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.

Deri më tani ai nuk ka pranuar të flasë për arsyet që e shtyn drejt këtij veprimi. Pritet që Gerti Shehu t’i nënshtrohet një ekspertize mjekësore për shkak se familjaret e tij pretendojnë se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Prokuroria është në pritje të mbërritjes së analizave nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për lëndë narkotike nuk janë administruar akoma nga hetuesit për rastin e 31-vjeçarit Gert Shehu. Grupi hetimore ka sekuestruar me dhjetëra orë pamje filmike të lëvizjeve të 31-vjeçarit ditët e fundit për të zbuluar se më kë është takuar.  Gert Shehu rezulton që të jetë person me precedent të mëparshëm penal sipas policisë. 

Të fundit

Kush ishte Sali Berisha më 19 maj 2021?

Më 25 prill 2021, shqiptarët votuan në zgjedhjet parlamentare. Përballja ishte mes Edi Ramës, kryeministër dhe kryetar i Partisë...

Qytetet më të mira dhe më të këqija për të ecur në këmbë

Një shëtitje është një nga mënyrat më të mira për të njohur një qytet – për të zbuluar atraksione, për të përjetuar atmosferën lokale...

Zgjedhjet, ky është parashikimi final i “Fjala.al” për shpërndarjen e mandateve

Teksa jemi tri ditë larg nga zgjedhjet parlamentare, "Fjala.al" përcjell parashikimet e redaksisë për rezultatet sipas qarqeve. Kjo është prognoza jonë për 11 majin: SHKODRA...

SHBA dhe Rusia arrijnë marrëveshjen? Reuters: Rrjedha e gazit rus në Evropë…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, po kërkojnë mënyra për të rikthyer rrjedhën e gazit rus në Evropë, raporton Reuters. Burime pranë diskutimeve dypalëshe...

Real Madrid apo Bayern, ku do të shkojë Wirtz? Gjermani flet për Sports Illustrated

Florian Wirtz nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për të ardhmen, edhe pse mediat gjermane e quajnë të kryer se në verë ai...

Lajme të tjera

Web TV