Deklarata ‘therëse’: Këtu “garon” kryeministri me ambasadoren amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Klodian Tomorri tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se Shqipëria është i vetmi rast në botë ku garën për kreun e ri të SPAK-ut nuk e bëjnë kandidatët, por garon kryeministri me ambasadoren e SHBA-ve. Ai tha se shqiptarëve u intereson që kryetari i ri i SPAK të jetë kandidati që mbështet ambasada amerikane në Tiranë.

“Ne paguam rreth 300 milionë dollarë për të bërë një sistem drejtësie të nxjerrë nga kthetrat e politikës dhe tani po na rezulton se nuk e paskemi hequr dhe ato 300 milionë dollarë të taksapaguesve i paskemi paguar kot.

E gjitha kjo që po ndodh është qesharake sepse ky është një proces normal zgjedhjeje dhe janë kandidatët që parashtrojnë dhe ata që kanë të drejtën e votojnë votojnë. Pra garën e bëjnë kandidatët mes tyre. Në këtë rast kemi ku është i vetmi rast në botë ku garën nuk e bëjnë kandidatët, por garon kryeministri me ambasadoren e SHBA-ve. Çështja është a është më mirë të zgjidhet ai që do kryeministri, apo ai që do ambasada e SHBA-ve?

Ka një fabul që është kërkuar arrestimi i njerëzve me pushtet dhe mund të ketë nga të dy krahët dhe Altin Dumani është instrumenti që mund ta realizojë këtë me SHBA-të. Ky është meraku që lexohet në të gjithë këtë”, tha Tomorri

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV