Ka ndërruar jetë në spital personi që u dërgua me plagë të rënda tek “Trauma”.
Edmond Papaj ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri brenda një lokali në Tiranë.
Ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra brenda lokalit në zonën e Selitës. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të bërë hetimin e rrethanave të ngjarjes.