Barrikadat në veri të Kosovës, sulmohet ekipi i gazetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ekip gazetarësh është sulmuar sot në veri të Kosovës. Në afërsi të barrikadave të ngritura në Çabër të Zubin Potokut është sulmuar ekipi i gazetarëve të Klan Kosovës.

Sipas AGK-së, në drejtim të gazetarëve janë hedhur gurë dhe ata janë “fyer dhe sharë” nga sulmuesit.

“AGK-ja sërish bën thirrje tek organet kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët, njëherësh kërkojmë që të lejohen të bëjnë punën e tyre pa u penguar”, tha AGK-ja dhe shtoi se ky asociacion është i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve që raportojnë nga veriu.

AGK-ja tha e ky është sulmi i tretë ndaj gazetarëve, që kur disa serbë lokalë nisën ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës më 10 dhjetor.

Barrikadat u ngritën në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiç.  Pantiç, sipas autoriteteve në Kosovë, dyshohet se ka organizuar “sulmin terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.

 

Të fundit

Princ Leka drejt martesës së dytë, çifti planifikojnë ceremoni private!

Vera ka nisur edhe për Princ Lekën dhe familjen e tij. Në rrjetet e tij sociale, ka qenë vetë...

Sa tatim paguajnë shqiptarët mbi pagat dhe shtëpitë?

Tatimi që arka e shtetit ka mbledhur nga të ardhurat e krijuara nga qytetarët shqiptarë përmes pagave dhe nga shitja e shtëpive, është zëri...

Tenda, pedana e struktura betoni/Vijon në Durrës aksioni për lirimin e hapësirave publike

Edhe pse fundjavë, strukturat e IMT-së vendore, Policia Bashkiake dhe struktura të tjera në varësi të Bashkisë Durrës kanë vijuar aksionin për lirimin e...

Radhë në doganën e Qafë-Botës, udhëtarët presin deri në 3 orë

Që prej arrestimit të 14 doganierëve grekë në pikën kufitare të Mavromatit, që ndodhet përballë doganës së Qafë Botës në kufirin Shqipëri–Greqi, qarkullimi në...

Rreziku nga qumështi ambulant/ 12 orë transport jashtë frigoriferit, bëhet i rrezikshëm

Qumështi i fermerit të vogël që shitet në trotuare në formë ambulante nuk është i sigurtë, sepse për të mbërritur deri këtu, kësaj shisheje...

Lajme të tjera

Web TV