‘Do të të padis në Gjykatë’, çfarë video postoi Arjola Demiri që po kërcënohet?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja Arjola Demiri dhe vajza e saj, Ale Demiri sjellin herë pas here video qesharake në rrjetet e tyre sociale. Por një prej tyre në Instagram është kritikuar ashpër.

Konkretisht aktorja ka realizuar një video me vajzën e saj Ale Demiri, që e ka titulluar “I’m moving to Japan mom (Po zhvendosem më Japoni mami)”.

Videoja nis me vajzën e Arjolës e cila thotë që po bën gati gjërat e saj, teksa merr një valixhe dhe fut qenin e saj aty. Më pas ajo merr valixhen, e ndjekur nga Arjola, dhe me qenin në valixhe shkon drejt ashensorit.

"Do të të padis!"/ Pas kërcënimit që mori

Sipas Arjolës gjithçka është në kuadër të shakasë dhe ishte “thjesht një video funny”, por disa nga ndjekësit e saj nuk mendojnë kështu. Mes komenteve të ndjekësve të saj duke qeshur, vihen re edhe Kritika nga disa të tjerë. Kjo për faktin se e kanë futur qenin në valixhe.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe një animaliste, e cila me sa duket ka shprehur se do ta padisë Arjolën në Gjykatë. Kjo e fundit iu përgjigj publikisht përmes një videoje në Instastory, ku thotë:

“Në këto 10 vite kur nu kia kisha haberin shoëbizit edhe nuk kuproja shumë, isha një shikuese e thjeshtë, e kuptoj protagonizmin që duan të fitojnë ca njerëzi si puna jote e dashur, sepse shqiptarët e kanë zakon. Edhe në gjënë më pozitive ia gjen bishtin negativitetit. Edhe denoncoje të lutem dhe shko sa më larg, sepse edhe unë në këto momente do të bëj të njejtën gjë që bën ti. Nëse futesh në punën time e ke pisk. Nëse ti më bën report edhe unë do të të bëj report. Edhe shko denoncoje, jo ku është Gjykata më e lartë e animalistëve por edhe përtej kësaj. Ajo është një video funny, pa keqdashje, e ushqej unë edhe vajza ime”.

Më tej Arjola ndan edhe sida story që kishte publikuar animalistja, e cila mes të tjerash shkruan: “E keqja më e madhe nuk janë pleqtë që helmojnë kafshët në rrugë, janë njerëzit e famshëm që japin këto mësime të ulëta”.

Këtyre story-ve, Arjola iu përgjigjet duke shkruar: “E vetmja abuzuese je ti që po bën kërcënime qesharake. Vazhdo merru me fëmijë animaliste”.

"Do të të padis!"/ Pas kërcënimit që mori

Të fundit

U kapën me kanabis në makinë, pranga tre të rinjve në Kukës

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Kukës, pasi gjatë kontrollit të...

Kimmich mahnitet nga blerja e re e Bayern: Ju tregoj pse Luis Diaz është special

Vera e Bayern Munich vazhdoi me një fitore, duke mposhtur Lyon 2-1 në një ndeshje miqësore ditën e djeshme. Ishte një sfidë e rëndësishme për...

I dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, arrestohet Flodian Plaku

Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, u vu në pranga në Orikum. Gentjan Bejtja u qëllua me breshëri automatiku pasditen e 15...

E huazoi para një muaji, Monaco pendohet për lojtarin e Barcelonës

Pas një sezoni komplet në hije te Barcelona, Ansu Fati u largua sërish nga katalanasit këtë verë dhe u dërgua në huazim te Monaco,...

A do ta ndryshojë presioni i Trump rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Pak kohë pasi i dha Rusisë një afat prej dhjetë ditësh për ta ndalur luftën në Ukrainë, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi qartë më...

Lajme të tjera

Web TV